2240Specialistë para mjekësor

Grup njësi · 17 profesione

Përshkrimi

Specialisti/ja para mjekësorë jep shërbime mjekësore këshilluese, diagnostikuese, kurative dhe parandaluese për individë, me kompleksitet më të limituar se ato të kryera nga mjekët e përgjithshëm apo të specializuar. Ai/Ajo aplikon procedura terapeutike si injeksione, vaksinime, qepje dhe trajtim plagësh, manaxhim të infeksioneve për trajtimin dhe parandalimin e sëmundjeve, dëmtimeve, plagosjeve apo lloje të tjera dëmtimesh fizike ose mendore të zakonshme për komunitete specifike dhe mund të punojë në mënyrë autonome ose në mbikëqyrjen e mjekëve specialistë. Ai/Ajo mund të punësohet në qendra spitalore, shëndetësore, në institucione të ndryshme, të tjera që aplikojnë shërbime shëndetësore apo të vetë-punësohet.

Detyrat kryesore

  • Kryejnë ekzaminim fizik të pacientit për të përcaktuar gjendjen shëndetësore;
  • Marrin në pyetje pacientin dhe familjarë për të përcaktuar gjendjen shëndetësore;
  • Regjistrojnë historikun e të dhënave mjekësore të pacientit;
  • Shkëmbejnë informacione me profesionistë të tjerë shëndetësorë për të siguruar dhënien e një kujdesi mjekësor gjithëpërfshirës;
  • Kryejnë procedura mjekësore dhe kirurgjikale bazike ose më të zakonshmet;
  • Kryejnë përshkrimin dhe dhënien e trajtimeve, mjekimeve dhe masave të tjera kurative ose parandaluese veçanërisht për çrregullimet dhe sëmundjet më të zakonshme;
  • Kryejnë ose rekomandojnë teste diagnostiko, elektrokardiogram dhe teste laboratorik;
  • Kryejnë procedura terapeutike si injeksione, vaksinime, qepje dhe trajtim plagësh dhemanaxhim të infeksioneve;
  • Asistojnë doktorët mjekësorë gjatë procedurave komplekse kirurgjikale;
  • Monitorojnë progresin dhe përgjigjen e pacientit ndaj trajtimeve mjekësore;
  • Identifikojnë shenjat dhe simptomat qe ju duhen referuar doktorëve mjekësorë;
  • Këshillojnë pacientët dhe familjet mbi dietat, ushtrimet dhe zakone të tjera që ndihmojnë në parandalimin ose trajtimin e sëmundjeve ose çrregullimeve;
  • Kryejnë identifikimin dhe referimin e rasteve komplekse ose të pazakonshme te mjekët specialistë, në spitale ose vende të tjera të kujdesit të specializuar;
  • Raportojnë lindjet, vdekjet dhe sëmundjet që duhen regjistruar ndaj autoriteteve shtetërore duke zbatuar procedurat e duhur ligjore dhe profesionale;
  • Marrin pjesë në programe për parandalimin e zhvillimit dhe shpërndarjes së sëmundjeve të zakonshme;
  • Kryejnë arkivimin dhe ruajtjen e dokumentacionit, në formatin fizik dhe elektronik;
  • Komunikojnë me profesionalizëm me eprorë, kolegë dhe të tjerë;
  • Respektojnë politikat e brendshme dhe procedurat e hartuara nga organizata;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit dhe mbrojtjes së shëndetit;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.

Kërkesat

  • Kërkohet të ketë diplomë universitare;
  • Të ketë leje për ushtrim profesioni sipas kuadrit ligjor në fuqi;
  • Të jetë i aftë mendërisht.

Informacion shtesë

  • Një individ mund të hyjë në profesion si praktikant/asistent. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm me studime të thelluara dhe trajnimit nëpërmjet punës, një mjek i përgjithshëm mund të specializohet në një nga specialitetet e mjekësisë, mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse në fushën e mjekësisë.
  • Specialistët në këtë fushë duhet të kenë një diplomë universitare në mjekësi.
  • Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në këtë fushë duhet regjistrim për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit.
  • Punonjësit në këtë profesion mund të specializohen në fushat e mëposhtme, të tilla si:ndihmës i kujdesit të avancuar, mjek klinike, ndihmës i kujdesit parësor, teknik kirurgjikale, asistent i shëndetit, ndihmës mjek i urgjencës.

Profesionet në këtë grup

  • Asistent i shëndetit
  • Asistent infermier
  • Asistent mami
  • Asistent mjekësor
  • Mjek asistent
  • Mjek klinike
  • Mjek praktikant
  • Ndihmës i kujdesit parësor
  • Ndihmës i kujdesit të avancuar
  • Ndihmës mjek dentist
  • Ndihmës mjek i ndihmës së parë
  • Ndihmës mjek i specializuar
  • Ndihmës mjek i urgjencës
  • Ndihmës mjek në klinikë
  • Ndihmës mjekë/asistent
  • Ndihmës mjek shoqërues ambulance
  • Teknik kirurgjikal

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye