224Specialistë para mjekësor

Grup i vogël · 1 Nëngrupe

Përshkrimi

Specialiste para mjekësor kryejnë shërbime mjekësore këshilluese, diagnostikuese, kurative dhe parandaluese për individë, me kompleksitet më të kufizuar se ato të kryera nga mjekët e përgjithshëm apo të specializuar. Ata aplikojnë procedura terapeutike si injeksione, vaksinime, qepje dhe trajtim plagësh, manaxhim të infeksioneve për trajtimin dhe parandalimin e sëmundjeve, dëmtimeve, plagosjeve dhe llojeve të tjera dëmtimesh fizike ose mendore të zakonshme për komunitete specifike. Specialiste para mjekësor mund të punojnë në mënyrë autonome ose në mbikëqyrjen e mjekëve specialistë. Ata mund të punësohen në qendra spitalore, shëndetësore, në institucione të tjera që aplikojnë shërbime shëndetësore apo të vetë-punësohen.

Detyrat kryesore

  • Kryejnë ekzaminim fizik të pacientit duke e pyetur atë dhe familjarët e tij për të përcaktuar gjendjen shëndetësore ;
  • Regjistrojnë historikun e të dhënave mjekësore të pacientit apo përshkrimin e recetave;
  • Shkëmbejnë informacione me profesionistë të tjerë shëndetësorë për të siguruar dhënien e një kujdesi mjekësor gjithëpërfshirës;
  • Kryejnë procedura mjekësore dhe kirurgjikale bazike ose më të zakonshmet;
  • Kryejnë përshkrimin dhe dhënien e trajtimeve, mjekimeve dhe masave të tjera kurative ose parandaluese veçanërisht për çrregullimet dhe sëmundjet më të zakonshme;
  • Rekomandojnë teste diagnostiko, elektrokardiogram dhe teste laboratorik;
  • Kryejnë procedura terapeutike si injeksione, vaksinime, qepje dhe trajtim plagësh dhemanaxhim të infeksioneve;
  • Asistojnë doktorët mjekësorë gjatë procedurave komplekse kirurgjikale;
  • Monitorojnë progresin dhe përgjigjen e pacientit ndaj trajtimeve mjekësore duke identifikuar shenjat dhe simptomat që iu duhen referuar doktorëve mjekësorë;
  • Këshillon pacientët dhe familjet mbi dietat, ushtrimet dhe zakone të tjera që ndihmojnë në parandalimin ose trajtimin e sëmundjeve ose çrregullimeve;
  • Raportojnë lindjet, vdekjet dhe sëmundjet që duhen regjistruar ndaj autoriteteve shtetërore duke zbatuar procedurat e duhur ligjore dhe profesionale;
  • Marrin pjesë në programe për parandalimin e zhvillimit dhe përhapjes së sëmundjeve të zakonshme;
  • Përgatitin artikuj, raporte shkencorë dhe materiale të tjera statistikore;
  • Kryejnë regjistrimin, arkivimin dhe ruajtjen e dokumentacionit, në formatin fizik dhe elektronik;
  • Komunikojnë me profesionalizëm me eprorë, kolegë dhe të tjerë;
  • Respektojnë politikat e brendshme dhe procedurat e hartuara nga organizata;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit dhe mbrojtjes së shëndetit;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.

Kërkesat

  • Zakonisht kërkohet përfundimi i një diplome universitare.
  • Të ketë leje për ushtrim profesioni sipas kuadrit ligjor në fuqi;
  • Të jetë i aftë mendërisht.

Grupet në këtë grup

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye