2230Profesionistë të mjekësisë tradicionale dhe komplementare
Grup njësi · 6 profesione
Përshkrimi
Profesionisti/ja e mjekësisë tradicionale dhe komplementare parandalon, diagnostikon dhe trajton sëmundje dhe dëmtime të tjera fizike dhe mendore duke aplikuar njohuri, aftësi dhe praktika të arritura nëpërmjet një studimi te gjerë të teorive, besimeve dhe eksperiencave me origjinë në kultura specifike. Ai/Ajo përdor aplikime të teknikave apo trajtimeve akupunkture, ayurvedike, homoepatike dhe barëra mjekësorë, duke përgatitur dhe medikamente tradicionale si çajra bimore, barëra, bimë mjekësore dhe ekstrakte minerale ose shtazore për të stimuluar aftësitë e trupit për vetë-shërim. Ai/Ajo mund të punësohet në qendra apo institucione që aplikojnë shërbime të mjekësisë tradicionale apo të vetë-punësohet.
Detyrat kryesore
- Kryejnë ekzaminim fizik të pacientit për të përcaktuar gjendjen shëndetësore;
- Intervistojnë pacientin dhe familjarë për të përcaktuar gjendjen shëndetësore;
- Zhvillojnë plane trajtimi për sëmundje fizike, mendore dhe psikosociale duke përdorur teknike apo trajtime akupunkture, ayurvedike, homoepatike dhe barëra mjekësorë;
- Kryejnë trajtime për sëmundje fizike, mendore dhe psikosociale duke përdorur aplikime të teknikave apo trajtimeve akupunkture, ayurvedike, homoepatike dhe barëra mjekësorë;
- Vlerësojnë progresin e pacientëve sipas planeve të trajtimit;
- Dokumentojnë gjendjen dhe progresin e pacientëve;
- Japin këshilla mbi shëndetin, ushqimin dhe stilin e jetesës për individë, familje dhe komunitete;
- Përgatitin medikamente tradicionale si çajra bimore, barëra, bimë mjekësore dhe ekstrakte minerale ose shtazore për të stimuluar aftësitë e trupit për vetëshërim;
- Shkëmbejnë informacione me profesionistë të tjerë shëndetësorë për të siguruar dhënien e një kujdesi mjekësor gjithëpërfshirës;
- Kryejnë kërkime mbi mjekësinë dhe trajtimet tradicionale dhe komplementare;
- Shpërndajnë zbulimet e kërkimeve me anë te artikujve ose raporteve shkencorë;
- Kryejnë arkivimin dhe ruajtjen e dokumentacionit, në formatin fizik dhe elektronik;
- Komunikojnë me profesionalizëm me eprorë, kolegë dhe të tjerë;
- Mbikëqyrin punën e punëtorëve mbështetës dhe personelit tjetër të zyrës;
- Zbatojnë rregullat e sigurimit dhe mbrojtjes së shëndetit;
- Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.
Kërkesat
- Kërkohet të ketë diplomë universitare
- Të ketë leje për ushtrim profesioni sipas kuadrit ligjor në fuqi;
- Të jetë i aftë mendërisht.
Informacion shtesë
Një individ mund të hyjë në profesion si praktikant/asistent. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm me studime të thelluara dhe trajnimit nëpërmjet punës, një profesionist i mjekësisë tradicionale dhe komplementare mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse në fushën e mjekësisë tradicionale.
Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në këtë fushë duhet regjistrim për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit.
Punonjësit në këtë profesion mund të specializohen në fushat e mëposhtme, të tilla si: Akupunkturist, praktikues i Ayurvedik, praktikues i mjekësisë bimore kineze, homoeopath, naturopath.
Profesionet në këtë grup
- Akupunkturist
- Praktikues i Ayurvedik (traditë indiane me bimë mjekësore)
- Praktikues i mjekësisë bimore kineze
- Homeopath
- Naturopath
- Praktikues i terapisë/mjekësisë Unani

