223Profesionistë të mjekësisë tradicionale dhe komplementare
Grup i vogël · 1 Nëngrupe
Përshkrimi
Profesionistë të mjekësisë tradicionale dhe komplementare kryejnë parandalimin, diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve dhe dëmtimeve të tjera fizike dhe mendore duke aplikuar njohuri, aftësi dhe praktika të arritura nëpërmjet një studimi të gjerë të teorive, besimeve dhe eksperiencave me origjinë e kultura specifike. Ata përdorin aplikime të teknikave apo trajtimeve akupunkture, ayurvedike, homoepatike dhe barëra mjekësorë, duke përgatitur dhe medikamente tradicionale si çajra bimore, barëra, bimë mjekësore dhe ekstrakte minerale ose shtazore për të stimuluar aftësitë e trupit për vetë-shërim. Ata mund të punësohen në qendra apo institucione që aplikojnë shërbime të mjekësisë tradicionale apo të vetë-punësohen.
Detyrat kryesore
- Kryejnë ekzaminim fizik të pacientit për të përcaktuar gjendjen shëndetësore;
- Intervistojnë pacientin dhe familjarë për të përcaktuar gjendjen shëndetësore;
- Zhvillojnë plane dhe kryejnë trajtime për sëmundje fizike, mendore dhe psikosociale duke përdorur aplikime të teknikave apo trajtimeve akupunkture, ayurvedike, homoepatike dhe barëra mjekësorë;
- Vlerësojnë progresin e pacientëve sipas planeve të trajtimit duke bërë dhe dokumentimin e gjendjes dhe progresit të pacientëve;
- Japin këshilla mbi shëndetin, ushqimin dhe stilin e jetesës për individë, familje dhe komunitete;
- Përgatitin medikamente tradicionale si çajra bimore, barëra, bimë mjekësore dhe ekstrakte minerale ose shtazore për të stimuluar aftësitë e trupit për vetë-shërim;
- Shkëmbejnë informacione me profesionistë të tjerë shëndetësorë për të siguruar dhënien e një kujdesi mjekësor gjithëpërfshirës;
- Kryejnë kërkime mbi mjekësinë dhe trajtimet tradicionale dhe komplementare;
- Shpërndajnë zbulimet e kërkimeve me anë te artikujve ose raporteve shkencorë;
- Kryejnë arkivimin dhe ruajtjen e dokumentacionit, në formatin fizik dhe elektronik;
- Komunikojnë me profesionalizëm me eprorë, kolegë dhe të tjerë;
- Respektojnë politikat e brendshme dhe procedurat e hartuara nga organizata;
- Zbatojnë rregullat e sigurimit dhe mbrojtjes së shëndetit;
- Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.
Kërkesat
- Zakonisht kërkohet përfundimi i një diplome universitare.
- Të ketë leje për ushtrim profesioni sipas kuadrit ligjor në fuqi;
- Të jetë i aftë mendërisht.

