2120Matematikanë, aktuarë, statisticienë dhe profesione të tjera të ngjashme

Grup njësi · 26 profesione

Përshkrimi

Matematikani/ja, aktuari/ja dhe statisticieni/ja dhe profesione të tjera të ngjashmekryen kërkime dhe hulumtime mbi teoritë matematikore ose statistikore, zhvillon e aplikon teknika matematikore ose statistikore për zgjidhjen e problemeve në fusha të tilla si shkenca inxhinierike, shkenca natyrore, shoqërore, shkencave të jetës apo në fushën e biznesit, duke përmirësuar dhe zhvilluar koncepte, teori, shembujt operative dhe teknikat matematikore, aktuariale dhe statistikore në një gamë të gjerë të detyrave në fushat e sipërpërmendur dhe shkenca të tjera. Aktuari/ja aplikon teori matematikore, statistikore, probabiliteti dhe risku për të vlerësuar ndikimet e mundshme financiare të ngjarjeve të ardhshme të një organizatë. Ai/Ajo mund të punësohet në universitete, institucione shtetërore, bankare, kompani sigurimesh, pensionesh, kompani konsulente, shoqata profesionale, në kompani konsulente inxhinierike, institucione të tjera që aplikojnë shërbime matematikore, aktuaristike, statistikore apo të vetë-punësohet.

Detyrat kryesore

  • Kryejnë studimin, përmirësimin dhe zhvillimin e teorive dhe teknikave matematikore, statistikore dhe aktuariale;
  • Ofrojnëkonsulencë teknike rreth parimeve, modeleve dhe teknikave matematikore për një gamë të gjerë të detyrave në fushën e inxhinierisë, shkencave natyrore, shoqërore apo shkencave të jetës;
  • Aplikojnë parimet, modelet dhe teknikat matematikore për një gamë të gjerë të detyrave në fushën e inxhinierisë, shkencave natyrore, shoqërore apo jetës;
  • Kryejnë analiza logjike të problemeve të manaxhimit, veçanërisht në lidhje me efektivitetin e input-outputit,
  • Formulojnë modele matematikore të problemeve, zakonisht për programim dhe zgjidhje nga kompjuteri;
  • Kryejnë hartimin dhe vënien në zbatim të skemave të pensioneve dhe të sigurimit për jetën, shëndetin, shoqërinë dhe llojet e tjera të sistemeve të sigurimit;
  • Aplikojnë teori matematikore, statistikore, probabiliteti dhe teori risku për të vlerësuar ndikimet e mundshme financiare të ngjarjeve të ardhshme të organizatës;
  • Hartojnë pyetësorë për sondazhet dhe anketa të ndryshme;
  • Kryejnë planifikimin dhe organizimin e studimeve, anketave dhe koleksioneve të tjera statistikore;
  • Këshillojnë në aplikimin e metodave dhe teknikave të ndryshme statistikore të mbledhjes së të dhënave;
  • Aplikojnë metoda dhe teknika të ndryshme statistikore të mbledhjes së të dhënave;
  • Kryejnë vlerësimin, përpunimin, analizimin dhe interpretimi e të dhënave statistikore;
  • Përgatitin rezultatet e të dhënave statistikore për publikim;
  • Përcaktojnë besueshmërisë e gjetjeve, veçanërisht në fusha të tilla si biznes apo mjekësi, si dhe në fusha të tjera të shkencave natyrore, shoqërore apo shkencave të jetës;
  • Mbikëqyrin punën e asistentëve matematikorë, statistikorë, aktuarialë dhe nëpunësve statistikorë.
  • Përgatitin artikuj, raporte shkencorë dhe materiale të tjera statistikore;
  • Kryejnë arkivimin, kopjimin dhe ruajtjen e dokumentacionit, në formatin fizik dhe elektronik;
  • Komunikojnë me profesionalizëm me eprorë, kolegë dhe të tjerë;
  • Respektojnë politikat e brendshme dhe procedurat e hartuara nga organizata;
  • Zbatojnë rregullat e mbrojtjes së mjedisit.

Kërkesat

  • Kërkohet të ketë diplomë universitare
  • Të jetë i aftë mendërisht.

Informacion shtesë

Kualifikimet pasuniversitare përbëjnë avantazh në punësim dhe zhvillim karriere.

Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në këtë fushë duhet regjistrim për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik dhe sipas rastit licenca profesionale për ushtrimin e profesionit.

Punonjësit në këtë profesion mund të specializohen në fushat e mëposhtme, të tilla si: analist në kërkimet operative, demograf, matematikan specialist në analizën statistikore, matematikan specialist në matematikën e aplikuar, specialistë të statistikës, statisticien, statisticien në demografi, për bujqësi, për financën, për mjedisin, për shëndetësinë, statisticien-matematikan etj.

Profesionet në këtë grup

  • Analist në kërkimet operacionale
  • Biometricien
  • Biostatisticien
  • Demograf
  • Matematikan specialist në analizën statistikore
  • Matematikan specialist në matematikën e aplikuar
  • Specialistë të statistikës
  • Statisticien
  • Statisticien në demografi
  • Statisticien në ekonomi
  • Statisticien në mësimdhënie
  • Statisticien në shkencat teknike
  • Statisticien në statistikën e aplikuar
  • Statisticien për anketa/sondazhe në opinion
  • Statisticien për biometri
  • Statisticien për bujqësi
  • Statisticien për financën
  • Statisticien për mjedisin
  • Statisticien për shëndetësinë
  • Statisticien për tregun e punës
  • Statisticien tregu
  • Statisticien urbanizimi
  • Statisticien-matematikan
  • Aktuar
  • Vlerësues pasurie i shkallës së parë për ndërtesa dhe tokë truall
  • Vlerësues pasurie i shkallës së dytë për ndërtesa dhe tokë truall

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye