212Matematikanë, aktuarë, statisticienë dhe profesione të tjera të ngjashme
Grup i vogël · 1 Nëngrupe
Përshkrimi
Matematikanët, aktuarët, statisticienët dhe profesione të tjera të ngjashmekryejnë kërkime dhe hulumtime mbi teoritë matematikore ose statistikore, zhvillojnë e aplikojnë teknika matematikore dhe/ose statistikore për zgjidhjen e problemeve në fusha të tilla si shkenca inxhinierike, shkenca natyrore, shoqërore apo shkenca të jetës, në fushën e biznesit, duke përmirësuar, zhvilluar dhe aplikuar këto koncepte, teori, teknika në një gamë të gjerë të detyrave në fushat e sipërpërmendur, si dhe shkenca të tjera. Aktuarët aplikojnë teori matematikore, statistikore, probabiliteti dhe risku për të vlerësuar ndikimet e mundshme financiare të ngjarjeve të ardhshme të një organizate. Ata mund të punësohen në universitete, institucione shtetërore, bankare, kompani sigurimesh, pensionesh, kompani konsulente, shoqata profesionale, në kompani konsulente inxhinierike, institucione të tjera që aplikojnë shërbime matematikore, aktuaristike, statistikore apo të vetë-punësohen.
Detyrat kryesore
- Kryejnë studimin, përmirësimin dhe zhvillimin e teorive dhe teknikave matematikore, statistikore dhe aktuariale;
- Aplikojnë parimet, modelet dhe teknikat matematikore për një gamë të gjerë të detyrave në fushën e inxhinierisë, shkencave natyrore, shoqërore apo shkencave të jetës;
- Formulojnë modele matematikore të problemeve, zakonisht për programim dhe zgjidhje kompjuterike;
- Aplikojnë teori matematikore, statistikore, probabiliteti dhe teori risku për të vlerësuar ndikimet e mundshme financiare të ngjarjeve të ardhshme të organizatës;
- Hartojnë pyetësorë për sondazhet dhe anketa të ndryshme;
- Kryejnë planifikimin dhe organizimin e studimeve, anketave dhe koleksioneve të tjera statistikore;
- Aplikojnë metoda dhe teknika të ndryshme statistikore të mbledhjes së të dhënave;
- Kryejnë vlerësimin, përpunimin, analizimin dhe interpretimi e të dhënave statistikore;
- Përgatitin rezultatet e të dhënave statistikore për publikim;
- Mbikëqyrin punën e asistentëve matematikorë, statistikorë, aktuarialë dhe nëpunësve statistikorë.
- Përgatitin artikuj, raporte shkencorë dhe materiale të tjera statistikore;
- Komunikojnë me profesionalizëm me eprorë, kolegë dhe të tjerë;
- Respektojnë politikat e brendshme dhe procedurat e hartuara nga organizata;
- Zbatojnë rregullat e mbrojtjes së mjedisit.
Kërkesat
- Zakonisht kërkohet përfundimi i një diplome universitare.
- Kualifikimet pasuniversitare përbëjnë avantazh në punësim dhe zhvillim karriere.
- Të jetë i aftë mendërisht.

