131Drejtues prodhimi në bujqësi, pyje dhe peshkim

Grup i vogël · 2 Nëngrupe

Përshkrimi

Drejtuesit e prodhimi në bujqësi, pyje dhe peshkim planifikojnë, drejtojnë dhe koordinojnë prodhimin në kompani apo organizata të mëdha në fushën e bujqësisë, të hortikulturës, të akuakulturës, të pylltarisë dhe peshkimit, të tilla si plantacione, ferma të mëdha bujqësore dhe blegtorale etj. Ata drejtojnë veprimtaritë prodhuese të cilat përfshijnë rritjen dhe korrjen e kulturave bujqësore, rritjen, mbarështimin dhe kujdesin ndaj bagëtive, shpendëve, peshqve dhe të formave te tjera të jetës ujore etj.

Detyrat kryesore

  • Monitorojnë veprimtarinë e tregut dhe planifikojnë prodhimin për të përmbushur kërkesat e kontratës dhe kërkesat e tregut;
  • Përcaktojnë dhe menaxhojnë buxhetet për mbarëvajtjen e veprimtarive në organizatë;
  • Regjistrojnë informacion për praktikat manaxheriale të fermave dhe kompanive të peshkimit dhe përgatisin raporte financiare dhe operative;
  • Monitorojnë rezultatet dhe koston e prodhimit, dhe përgatisin raportet financiare dhe operative;
  • Formulojnë dhe planifikojnë politika të operacioneve të përditshme të ndërmarrjeve /organizatave në fushën e bujqësisë, gjuetisë, pyjeve dhe peshkimit;
  • Komunikojnë me furnitorët, klientët dhe ndërmarrjet e tjera;
  • Konsultohen me blerës për të negociuar shitjet e prodhimeve dhe për të plotësuar sasinë e kërkuar të stok-ut,
  • Kontraktojnë fermerët, prodhuesit e pavarur për prodhimin dhe manaxhimin e produkteve,
  • Planifikojnë llojin, intensitetin dhe vijimësinë e operacioneve,
  • Mbikëqyrin blerjet e makinerive, pajisjeve dhe materialeve të tjera të nevojshme;
  • Identifikojnë dhe kontrollojnë toksinat mjedisore, barërat e këqija, dëmtuesit dhe sëmundjet;
  • Organizojnë veprimtari të tilla si mirëmbajtjen e ndërtesave dhe të sistemeve të furnizimit me ujë dhe pajisjeve përkatëse;
  • Mbikëqyrin përzgjedhjen e personelin, trajnimet dhe vlerësojnë performancën e personelit dhe të kontraktorëve;
  • Mbikëqyrin zbatimin e rregullave të sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.

Kërkesat

  • Të kenë përfunduar studimet universitare dhe është e preferueshme të jenë të pajisur me një diplomë të studimeve “master shkencor” ose “master i arteve” apo të barasvlershme me to, sipas kuadrit ligjor të arsimit të lartë, në këtë fushë;
  • Të kenë eksperiencë punë në pozicione të njëjta ose të ngjashme;

Grupet në këtë grup

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye