1311Drejtues prodhimi në bujqësi dhe pyje

Grup njësi · 6 profesione

Përshkrimi

Drejtuesit e prodhimi në bujqësi dhe pyje planifikojnë, drejtojnë dhe koordinojnë prodhimin në kompani apo organizata të mëdha në fushën e bujqësisë, të hortikulturës dhe të pylltarisë. Ata drejtojnë veprimtaritë prodhuese të cilat përfshijnë rritjen dhe korrjen e kulturave bujqësore, rritjen, mbarështimin dhe kujdesin ndaj bagëtive, shpendëve, etj.

Detyrat kryesore

  • Monitorojnë veprimtarinë e tregut bujqësor dhe të pylltarisë, si dhe planifikojnë prodhimin për të përmbushur kërkesat e kontratës dhe kërkesat e tregut;
  • Përcaktojnë dhe menaxhojnë buxhetet;
  • Monitorojnë rezultatet dhe koston e prodhimit përmes regjistrimit të informacioneve të tilla si praktikat e manaxhimit të fermës, si dhe përgatisin raportet financiare dhe operative;
  • Negociojnë me blerësit për shitjen produkteve bujqësore dhe blegtorale;
  • Lidhin kontrata me fermerë apo pronarë të tjerë të pavarur për prodhimin e produkteve bujqësore dhe blegtorale ose për manaxhimin e prodhimit;
  • Planifikojnë llojin, intensitetin dhe sekuencën e operacioneve të fermës (p.sh përcaktimin e momentit më të mirë për mbjellje, spërkatje apo korrje);
  • Analizojnë tokën për të përcaktuar llojet dhe sasitë e plehrave të nevojshme për të maksimizuar prodhimin;
  • Mbikëqyrin blerjen e makinerive, pajisjeve dhe furnizimeve të tilla si traktorë, farë, plehra, etj.;
  • Identifikojnë dhe kontrollojnë toksinat mjedisore bujqësore dhe pyjore, barërat e këqija, dëmtuesit dhe sëmundje të ndryshme;
  • Organizojnë veprimtari bujqësore të tilla si mirëmbajtjen e ndërtesave, sistemeve të furnizimit me ujë dhe pajisjeve;
  • Drejtojnë dhe koordinojnë veprimtari të tilla si mbjelljen, ujitjen, plehërimin, korrjen dhe ruajtjen;
  • Inspektojnë plantacione dhe fusha për të përcaktuar datat e maturimit të bimëve ose për të vlerësuar dëmin potencial të kulturës bujqësore nga moti;
  • Mbikëqyrjen e përzgjedhjen, trajnimin dhe performancën e punonjësve dhe kontraktorëve të bujqësisë dhe pylltarisë.

Kërkesat

  • Të kenë përfunduar studimet universitare dhe është e preferueshme të jenë të pajisur me një diplomë studimeve “master shkencor” ose “master i arteve”apo të barasvlershme me to,sipas kuadrit ligjor të arsimit të lartë, në këtë fushë;
  • Të kenë eksperiencë punë në pozicione të njëjta ose të ngjashme;

Informacion shtesë

Profesione të tilla kërkojnë eksperiencë pune të konsiderueshme, si dhe njohuri të posaçme lidhur me bujqësinë dhe pyjet. Në këtë profesion kryhen detyra të manaxhimit të përditshëm i ndihmuar edhe nga pozicionet e punëve të kualifikuara të klasifikuara në grupin e madh 6.

Profesionet në këtë grup

  • Drejtor prodhimi dhe zhvillimit në fushën e bujqësisë
  • Drejtor në fushën e gjuetisë
  • Drejtor në fushën e pylltarisë
  • Drejtor plantacionesh
  • Drejtor në fushën e ruajtjen e mjedisit
  • Drejtues të Mbarështimit dhe Përgatitjes së Qenve

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye