0221Nënoficerë me gradë të ulët të FA
Grup njësi · 3 profesione
Përshkrimi
Nënoficerët me gradë të ulët të FA zbatojnë disiplinën ushtarake dhe Mbikëqyrin aktivitetet e atyre që janë të punësuar në forcat e armatosura, në nivele të tjera dhe/ose performojnë detyra të ngjashme si ato që performohen në një sërë pozicionesh civile jashtë Forcave të Armatosura. Ky grup përfshin të gjithë anëtarët e FA që kanë gradën Rreshter, Tetar, Nëntetar në Forcat Tokësore, Ajrore, Detare dhe në strukturat e tjera mbështetëse.
Detyrat kryesore
- Marrin pjesë në stërvitjet e përbashkëta me forca të tjera në nivel operacional për përballimin e kërcënimeve apo rreziqeve ndaj sigurisë së vendit;
- Janë pjesë e monitorimeve dhe vëzhgimeve të hapësirës territoriale të Shqipërisë;
- Lajmërojnë menjëherë eprorët në rast se ka shkelje të paautorizuar të hapësirës territoriale të Shqipërisë;
- Përgatitin raporte mbi vëzhgimet e veta dhe i dorëzojnë ato sipas rregulloreve në fuqi;
- Realizojnë detyra të tjera sipas pozicionit të punës.
Kërkesat
- Të jetë vetëm shtetas shqiptar;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të përmbushë kërkesat ligjore për nivelin arsimor;
- Të ketë përputhshmëri gradë-funksion-specialitet për vendin përkatës të punës;
- Të jetë i aftë nga ana shëndetësore;
- Të mos jetë dënuar me vendim gjykate të formës së prerë për kryerjen e një krimi;
- Të jetë i pajisur me certifikatë sigurie sipas pozicionit të punës;
- Të mos ketë filluar procedim penal ndaj tij;
- Të ketë nivelin e kërkuar të Anglishtes për pozicionin e punës.
Profesionet në këtë grup
- Specialist në Shtabin e Përgjithshëm
- Komandant Skuadre
- Komandant Grupi

