02Nënoficer i Forcave të Armatosura
Nëngrup i madh · 2 Nëngrupe
Përshkrimi
Nënoficerët me gradë të lartë dhe të ulët të FA zbatojnë disiplinën ushtarake dhe Mbikëqyrin aktivitetet e atyre që janë të punësuar në forcat e armatosura, në nivele të tjera dhe/ose performojnë detyra të ngjashme si ato që performohen në një sërë pozicionesh civile jashtë Forcave të Armatosura. Ky grup përfshin të gjithë anëtarët e FA që kanë gradën Kryekapter, Kapter, Rreshter, Tetar, Nëntetar në Forcat Tokësore/Ajrore dhe në Forcat Detare.
Detyrat kryesore
- Sigurojnë grumbullimin, sistemimin, vlerësimin, analizimin, shpërndarjen dhe përdorimin e informacionit për nevoja të parandalimit e zbulimit të autorëve të veprave penale ose për nevoja të mbrojtjes së rendit ushtarak;
- Realizojnë mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave personale që janë të nevojshme për ndalimin e një rreziku real ndaj rendit ushtarak, si dhe për parandalimin, zbulimin, ndjekjen e hetimin e veprave penale të kryera në FA, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale;
- Realizojnë ruajtjen e të dhënave personale dhe sensitive, etj.

