0211Nënoficerë me gradë të lartë të FA

Grup njësi · 1 profesione

Përshkrimi

Nënoficerë me gradë të lartë të FA zbatojnë disiplinën ushtarake dhe Mbikëqyrin aktivitetet e atyre që janë të punësuar në forcat e armatosura, në nivele të tjera dhe/ose performojnë detyra të ngjashme si ato që performohen në një sërë pozicionesh civile jashtë Forcave të Armatosura. Ky grup përfshin të gjithë anëtarët e FA që kanë gradën Kryekapter dhe Kapter në Forcat Tokësore, Ajrore, Detare dhe në strukturat e tjera mbështetëse.

Detyrat kryesore

  • Grumbullojnë, sistemojnë, vlerësojnë, analizojnë, shpërndajnë dhe përdorin informacion për nevoja të parandalimit e zbulimit të autorëve të veprave penale ose për nevoja të mbrojtjes së rendit ushtarak;
  • Mbledhin dhe përpunojnë vetëm të dhënat personale që janë të nevojshme për ndalimin e një rreziku real ndaj rendit ushtarak, si dhe për parandalimin, zbulimin, ndjekjen e hetimin e veprave penale të kryera në FA, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale;
  • Ruajnë të dhënat personale dhe sensitive;
  • Bashkëpunojnë me individë brenda dhe jashtë FA të Republikës së Shqipërisë për të marrë informacion të vlefshëm në përputhje me detyrën që mbulojnë;
  • Vendosin marrëdhënie të fshehta bashkëpunimi për të marrë informacionin e nevojshëm sipas nevojave dhe ruajnë sekretin e bashkëpunimit, të informacioneve, të fshehtësisë së identitetit dhe të rrethanave të tjera, sipas kuadrit ligjor në fuqi;
  • Kontrollojnë mjedise, identitet apo person sipas nevojave që lindin dhe kuadrit ligjor në fuqi;
  • Realizojnë detyra të tjera sipas pozicionit që mbulojnë.

Kërkesat

  • Të jetë vetëm shtetas shqiptar;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të përmbushë kërkesat ligjore për nivelin arsimor;
  • Të ketë përputhshmëri gradë-funksion-specialitet për vendin përkatës të punës;
  • Të jetë i aftë nga ana shëndetësore;
  • Të mos jetë dënuar me vendim gjykate të formës së prerë për kryerjen e një krimi;
  • Të jetë i pajisur me certifikatë sigurie sipas pozicionit të punës;
  • Të mos ketë filluar procedim penal ndaj tij;
  • Të ketë nivelin e kërkuar të Anglishtes për pozicionin e punës.

Profesionet në këtë grup

  • Nënoficer Kompanie/Batalioni/Force, pranë Shtabit të Përgjithshëm të FA

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye