0131Oficer me gradë të ulët

Grup njësi · 3 profesione

Përshkrimi

Oficerët me gradë të ulët të FA zbatojnë disiplinën ushtarake dhe Mbikëqyrin aktivitetet e atyre që janë të punësuar në forcat e armatosura, në nivele të tjera dhe/ose performojnë detyra të ngjashme si ato që performohen në një sërë pozicionesh civile jashtë Forcave të Armatosura. Ky grup përfshin të gjithë anëtarët e FA që kanë gradën Kapiten, Kapiten Lejtnant, Toger, Lejtnant, Nëntoger, Nënlejtnant.

Detyrat kryesore

  • Drejtojnë dhe kontrollojnë njësitë për përmbushjen e misioneve dhe detyrave të veçanta;
  • Kryejnë misione ushtarake taktike, shërbimi, stërvitor ose administrativ, sipas udhëzimeve të eprorit;
  • Ndjekin procesin e kryerjes së luftimit, duke përfshirë lëvizjen, furnizimin, sulmin, mbrojtjen dhe manovrat që nevojiten për të arritur objektivat e çdo beteje ose fushe;
  • Zbatojnë plane të natyrës operacionale, taktike ose të lidhura me manaxhimin e burimeve njerëzore e materiale duke arritur kryerjen me sukses të misioneve, përdorimin e burimeve njerëzore dhe materialeve të kërkuara si dhe duke respektuar afatet për kryerjen e tyre;
  • Zbatojnë plane të përbashkëta operacionale për operacionet ushtarake që synojnë përmbushjen e objektivave strategjikë dhe operacionalë, brenda një territori dhe periudhe të dhënë kohe;
  • Zbatojnë plane të natyrës strategjike, operacionale ose taktike dhe që përfshijnë të gjitha misionet, qëllimet dhe objektivat e caktuara, përshkrimin e detyrave e të burimeve njerëzore e materiale, të kërkuara për ekzekutimin e operacioneve nga FA, në kohë lufte;
  • Urdhërojnë vartësit me shkrim, me gojë, në mënyrë elektronike ose nëpërmjet sinjaleve dhe që kanë natyrë detyruese, urdhrat e ardhur nga eprori;
  • Realizojnë detyra të tjera sipas pozicionit që mbulojnë.

Kërkesat

  • Të jetë vetëm shtetas shqiptar;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të përmbushë kërkesat ligjore për nivelin arsimor;
  • Të ketë përputhshmëri gradë-funksion-specialitet për vendin përkatës të punës;
  • Të jetë i aftë nga ana shëndetësore;
  • Të mos jetë dënuar me vendim gjykate të formës së prerë për kryerjen e një krimi;
  • Të jetë i pajisur me certifikatë sigurie;
  • Të mos ketë filluar procedim penal ndaj tij;
  • Të mos ketë konflikt interesi me detyrën ose funksionin që do të kryejë;
  • Të ketë nivelin e kërkuar të Anglishtes për pozicionin e punës.

Profesionet në këtë grup

  • Komandant Toge/Kompanie
  • Specialist Personeli në Batalion/Kompani
  • Specialist Transporti në Batalion/Kompani

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye