0112Drejtues të Forcave të Armatosura

Grup njësi · 5 profesione

Përshkrimi

Drejtuesit e nivelit të lartë të Shtabit të Përgjithshëm të FA sigurojnë lidership dhe manaxhimin e njësive organizative në FA dhe/ose performojnë detyra të ngjashme, si ato që performohen në një sërë pozicionesh civile jashtë Forcave të Armatosura. Ky grup përfshin të gjithë anëtarët e FA që kanë gradën e Gjeneral Lejtnant, Admiral, Gjeneral Major, Nënadmiral, Gjeneral Brigade, Kundëradmiral.

Detyrat kryesore

  • Ndjekin dhe zbatojnë masat e gatishmërisë për mbrojtjen e vendit gjatë gjendjes së luftës;
  • Ndjekin dhe realizojnë kalimin e formacioneve të FA nga organizimi i kohës së paqes në atë të luftës;
  • Informojnë Presidentin e Republikës periodikisht për gjendjen dhe situatën në vend;
  • Urdhërojnë kufizimin e lëvizjes së lirë, për aq kohë sa është e nevojshme, të qytetarëve në një pjesë ose në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë;
  • Ndjekin dhe Mbikëqyrin zbatimin dhe respektimin e ligjit të luftës në FA, si dhe përcaktojnë kompetencat dhe përgjegjësitë e vartësve të tij për zbatimin e këtij ligji;
  • Organizojnë bashkëveprimin me autoritetet civile në rastet kur është në interes të operacioneve luftarake dhe përcaktojnë kompetencat për këtë bashkëpunim duke vendosur prioritetet;
  • Nxjerrin urdhra – në situata të caktuara - që janë të detyrueshëm për zbatim si për autoritetet ushtarake, ashtu dhe për ato civile;
  • Realizojnë detyra të tjera sipas pozicionit që mbulojnë.

Kërkesat

  • Të jetë vetëm shtetas shqiptar;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të përmbushë kërkesat ligjore për nivelin arsimor;
  • Të ketë përputhshmëri gradë-funksion-specialitet për vendin përkatës të punës;
  • Të jetë i aftë nga ana shëndetësore;
  • Të mos jetë dënuar me vendim gjykate të formës së prerë për kryerjen e një krimi;
  • Të jetë i pajisur me certifikatë sigurie;
  • Të mos ketë filluar procedim penal ndaj tij;
  • Të mos ketë konflikt interesi me detyrën ose funksionin që do të kryejë.
  • Të ketë nivelin e kërkuar të Anglishtes për pozicionin e punës.

Profesionet në këtë grup

  • Drejtues i Forcës Tokësore
  • Drejtues i Forcës Detare
  • Drejtues i Forcës Ajrore
  • Drejtues i Komandës Mbështetëse
  • Drejtues i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye