0111Drejtues të nivelit të lartë të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura
Grup njësi · 4 profesione
Përshkrimi
Drejtuesit e nivelit të lartë të Shtabit të Përgjithshëm të FA sigurojnë lidership dhe manaxhimin e njësive organizative në FA dhe/ose performojnë detyra të ngjashme si ato që performohen në një sërë pozicionesh civile jashtë Forcave të Armatosura. Ky grup përfshin të gjithë anëtarët e FA që kanë gradën e Gjeneral Lejtnant, Admiral, Gjeneral Major, Nënadmiral, Gjeneral Brigade, Kundëradmiral (ose ekuivalent me të).
Detyrat kryesore
- Propozojnë plane zhvillimi dhe modernizimi për FA;
- Miratojnë doktrinën e përbashkët ushtarake të FA, si dhe specifikisht doktrinat e forcave detare, ajrore dhe strukturave mbështetëse;
- Miratojnë planet e veprimeve të njësive ushtarake të FA në kohë paqeje;
- Miratojnë planet për arsimim dhe kualifikimin e personelit të FA, në përputhje me politikat dhe procedurat e nxjerra nga Ministri i Mbrojtjes;
- Kontrollojnë gatishmërinë ushtarake dhe marrin masa për mbrojtjen e saj;
- Aktivizojnë FA kur kjo gjë urdhërohet nga autoriteti i përcaktuar me ligj;
- Planifikojnë rekrutimin dhe manaxhimin e personelit të FA, në përputhje me politikat, udhëzimet dhe procedurat standarde për manaxhimin e personelit të FA, të miratuara nga Ministri i Mbrojtjes;
- Organizojnë kryerjen e vrojtimit, të kontrollit dhe sigurisë së paprekshmërisë së hapësirës territoriale të Republikës së Shqipërisë;
- Sigurojnë mbështetjen logjistike për FA;
- Realizojnë bashkëpunimin me FA të vendeve të tjera, në përputhje me planin e Ministrisë së Mbrojtjes;
- Zhvillojnë sistemet e komandimit, të kontrollit, të komunikimit e të njoftimit të të dhënave në FA dhe të infrastrukturave ushtarake;
- Planifikojnë zhvillimin profesional të oficerëve dhe nënoficerëve të FA;
- Realizojnë detyra të tjera sipas pozicionit që mbulojnë.
Kërkesat
- Të jetë vetëm shtetas shqiptar;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të përmbushë kërkesat ligjore për nivelin arsimor;
- Të ketë përputhshmëri gradë-funksion-specialitet për vendin përkatës të punës;
- Të jetë i aftë nga ana shëndetësore;
- Të mos jetë dënuar me vendim gjykate të formës së prerë për kryerjen e një krimi;
- Të jetë i pajisur me certifikatë sigurie;
- Të mos ketë filluar procedim penal ndaj tij;
- Të mos ketë konflikt interesi me detyrën ose funksionin që do të kryejë;
- Të ketë nivelin e kërkuar të Anglishtes për pozicionin e punës.
Profesionet në këtë grup
- Shef i Shtabit të Përgjithshëm të FA
- Zëvendës Shef i Shtabit të Përgjithshëm i FA
- Drejtor i Shtabit të Përgjithshëm të FA
- Përfaqësues ushtarak në mision të NATO-s/Atashe ushtarak

