8350Punonjës të ekuipazhit të anijeve dhe të tjerë që lidhen me to
Grup njësi · 9 profesione
Përshkrimi
Punëtorët e ekuipazhit të anijeve dhe punonjësit që lidhen me to kryejnë veprime të nevojshme në kuvertën e anijeve dhe detyra të tjera në bord në mënyrë artizanale me ujin.
Detyrat kryesore
- Mbikëqyrin me kujdes anijen kur ajo hyn apo lë portin për në det ose në ujëra të tjera të ngushta;
- Drejtojnë anijen sipas udhëzimeve;
- Përdorin litarët dhe lidhjen e tyre dhe veprojnë me pajisjet e ankorimit;
- Ruajnë dhe në disa raste përdorin pajisjet e anijes, pajisjet e ngarkesës, litarët, për të shpëtuar jetën nga zjarri me pajisjen e zjarrfikësve;
- Bëjnë pastrimin e kuvertës, e kruajnë, e lyejnë dhe bëjnë detyra të tjera mirëmbajtjeje ashtu siç kërkohet;
- Realizojnë shkarkimin e ngarkesës, vendosjen dhe pozicionimin e ngarkesës në vendin e duhur;
- Ndajnë litarët lidhës dhe ngarkesën e paketuar, zinxhirët ndalues dhe pajisjet lundruese;
- Zbatojnë rregullat e mbrojtjes së mjedisit;
- Zbatojnë rregullat e etikës në vendin e punës.
Kërkesat
- Zakonisht kërkohet përfundimi i një shkolle profesionale në këtë fushë.
- Të ketë kryer një kurs formimi profesional për këtë profesion.
- Të jetë e/i aftë fizikisht dhe mendërisht.
- Të jetë i aftë dhe i shkathët në përdorimin e mjeteve dhe makinerive të punës.
- Të ketë njohuri në mirëmbajtjen e anijeve.
Informacion shtesë
Një individ mund të hyjë në profesion si ndihmës punëtor. Me fitimin e eksperiencës dhe me kualifikimin shtesë mund të kalojë në nivelin punëtor i kualifikuar. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkollat profesionale apo trajnimit nëpërmjet punës, një punonjës i ekuipazhit të anijeve mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse duke ngritur shkallët e karrierës.
Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në fushën e ekuipazhit të anijeve duhet regjistrimi për ushtrim aktiviteti privat si person fizik apo juridik sipas rastit.
Profesionet në këtë grup
- Detar
- Drejtues rimorkiatori
- Kryemarinar
- Lundërtar
- Marinar
- Marinar fillestar
- Marinar i parë
- Motorist marine
- Punonjës të tjerë të ekuipazhit të anijeve

