835Punonjës të ekuipazhit të anijeve dhe të tjerë që lidhen me to

Grup i vogël · 1 Nëngrupe

Përshkrimi

Punonjësit e ekuipazhit të anijeve dhe punonjësit që lidhen me to kryejnë veprime të nevojshme në kuvertën e anijeve, varkave apo mjete të tjera që veprojnë në ujë, si dhe detyra të tjera në bord duke zbatuar rregullat e sigurimit teknik dhe mbrojtjes së mjedisit dhe rregulloren e transportit ujor.

Detyrat kryesore

  • Kryejnë vrojtime në det kur hyjnë apo lënë portin ose ujëra të tjera të ngushta;
  • Drejtojnë anijen sipas udhëzimeve;
  • Përdorin litarët dhe lidhjen e tyre dhe pajisjet e ankorimit;
  • Ruajnë dhe përdorin pajisjet e anijes, pajisjet e ngarkesës, litarët, për të shpëtuar jetën në rast rreziku;
  • Përdorin pajisje zjarrfikëse në raste zjarri në kuvertë;
  • Kryejnë pastrimin e kuvertës;
  • Kryejnë detyra të tjera mirëmbajtjeje, sipas procedurave të caktuara, kur kërkohet;
  • Realizojnë ngarkim-shkarkimin e ngarkesës dhe vendosjen tyre në vendin e duhur;
  • Ndajnë litarët lidhës dhe ngarkesën e paketuar, zinxhirët ndalues dhe pajisjet lundruese;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe mbrojtjes së mjedisit;
  • Zbatojnë rregulloren e transportit ujor dhe standardet ndërkombëtare të njohura.

Kërkesat

  • Zakonisht kërkohet përfundimi i një shkolle profesionale në këtë fushë.
  • Të ketë kryer një kurs formimi profesional për këtë profesion.
  • Të jetë e/i aftë fizikisht dhe mendërisht.
  • Të jetë i aftë dhe i shkathët në përdorimin e mjeteve dhe makinerive të punës.

Informacion shtesë

Një individ mund të hyjë në profesion si ndihmës punëtor. Me eksperiencë dhe me kualifikimin shtesë mund të kalojë në nivelin punëtor i kualifikuar. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkollat profesionale apo trajnimit nëpërmjet punës, një punonjës i ekuipazhit të anijeve mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse duke ngritur shkallët e karrierës.

Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në fushën e ekuipazhit të anijeve duhet regjistrimi për ushtrim aktiviteti privat si person fizik apo juridik sipas rastit.

Të ketë njohuri në mirëmbajtjen e anijeve.

Grupet në këtë grup

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye