8160Punonjës të makinerive për prodhimin e produkteve ushqimore
Grup njësi · 89 profesione
Përshkrimi
Punonjës të makinerive për prodhimin e produkteve ushqimore dhe të tjera që lidhen me to, përgatisin, venë në punë dhe menaxhojnë makina që përdoren për të therur kafshë, pastrojnë mishin nga kockat; ata pjekin, ngrijnë, ngrohin, grijnë, bashkon, përziejnë dhe përpunojnë ushqimet, pijet dhe gjethet e duhanit.
Detyrat kryesore
Drejtojnë dhe monitorojnë makineri që përdoren për të frenuar, trullosur kafshën e therur brenda standardit të prerjes së mishit dhe peshkut;
- Vendosin, veprojnë dhe ndjekin makinerinë dhe furrat për të përzierë, pjekur dhe përgatitur bukën dhe miellin për ëmbëlsira;
- Drejtojnë makinerinë për të grirë, përzierë, përgatitur majanë, gatuar dhe fermentuar drithërat dhe frutat në prodhimin e birrës, verës, pijeve alkoolike, uthull, maja dhe produkte të përafërta;
- Kujdesen për pajisjet që bëjnë reçel, karamele, djathë, djathë të përpunuar, margarinë, shurup, akull, makarona, akullore, sallam, çokollatë, niseshte misri dhe yndyra të shëndetshme;
- Drejtojnë pajisjen e ftohjes, ngrohjes, tharjes, pjekjes, zbardhjes, pasterizimit, tymosjes, sterilizimit, ngrirjes, merren me avullimin dhe përqendrimin e ushqimeve dhe pijeve që përdoren tek ushqimet e përpunuara;
- Përpunojnë, nxjerrin pulpën, bluajnë, përziejnë dhe ndajnë ushqimet dhe pijet me tundje, shtypje, duke i kaluar në sitë, bluar dhe në pajisjen e filtrimit;
- Përpunojnë gjethet e duhanit me anë të makinës në bërjen e cigareve, purove, llullave dhe produkte të tjera të duhanit;
- Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit;
- Zbatojnë rregullat etikës në vendin e punës.
Kërkesat
- Zakonisht kërkohet përfundimi i një shkolle profesionale në këtë fushë.
- Të ketë kryer një kurs formimi profesional për këtë profesion.
- Të jetë e/i aftë fizikisht dhe mendërisht.
- Të jetë e/i shkathët dhe e/i zoti në përdorimin e mjeteve dhe makinerive të punës.
Informacion shtesë
Një individ mund të hyjë në profesion si ndihmës punëtor. Me fitimin e eksperiencës dhe me kualifikimin shtesë mund të kalojë në nivelin punëtor i kualifikuar. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkollat profesionale apo trajnimit nëpërmjet punës, një punonjës i makinerive për prodhimin e produkteve ushqimore mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse duke ngritur shkallët e karrierës.
Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në fushën e prodhimit të produkteve ushqimore duhet regjistrimi për ushtrim aktiviteti si person fizik ose juridik, sipas rastit.
Të ketë njohuri për mirëmbajtjen e makinerive të ushqimore.
Profesionet në këtë grup
- Njomës i majasë
- Punëtor i autoklavës për fruta dhe perime
- Punëtor i autoklavës për mishin dhe peshkun
- Punëtor i autoklavës për vajra dhe yndyra
- Punëtor i makinerisë së bluarjes së duhanit
- Punëtor i makinerisë së bluarjes së erëzave
- Punëtor i makinerisë së bluarjes së farave të mustardës
- Punëtor i makinerisë së bluarjes së grurit
- Punëtor i makinerisë së bluarjes së orizit
- Punëtor i makinerisë së distilimit të rakisë
- Punëtor i furrave të majasë së pijeve alkoolike
- Punëtor i furrave të vakumit për esencat ushqimore
- Punëtor i furrave të vakumit për produkte ushqimore
- Punëtor i makinerisë së grirjes së frutave
- Punëtor i makinerisë së grirjes së perimeve
- Punëtor i impiantit për bërjen e verës
- Punëtor i makinerisë së kalibrimit të zorrëve për sallameri
- Punëtor i makinerisë së konservimit të frutave
- Punëtor i makinerisë së konservimit të perimeve
- Punëtor i makinerisë së konservimit të peshkut
- Punëtor i makinerisë së larjes së frutave
- Punëtor i makinerisë së larjes së kockave
- Punëtor i makinerisë së larjes së perimeve
- Punëtor i makinerisë së larjes së shisheve
- Punëtori makinerisë i përgatitjes së majasë së birrës
- Punëtor i makinerisë për përzierjen e çajit
- Punëtor i makinerisë për përzierjen e kafesë
- Punëtor i makinerisë së bluarjes së farave të vajit
- Punëtor i makinerisë së bluarjes së kafesë
- Punëtor i makinerive për prodhimin e lëngjeve të perimeve
- Punëtor i pajisjeve për fermentimin e rakisë
- Punëtor i pajisjeve për pjekjen e majasë
- Punëtor i pajisjeve të evaporimit të esencave ushqimore
- Punëtor i pajisjeve të hidrogjenimit të vajrave dhe yndyra
- Punëtor i makinerisë së pasterizimit të bulmetrave
- Punëtor i makinerisë së pasterizimit të qumështit
- Punëtor i makinerisë së pastrimit të grurit
- Punëtor i makinerisë së përgatitjes së uthullës
- Punëtor i makinerisë së përpunimit të frutave
- Punëtor i makinerisë së përpunimit të gjetheve të çajit
- Punëtor i makinerisë së përpunimit të grurit
- Punëtor i makinerisë së përpunimit të lajthive
- Punëtor i makinerisë së përpunimit të margarinës
- Punëtor i makinerisë së përpunimit të mishit
- Punëtor i makinerisë së përpunimit të perimeve
- Punëtor i makinerisë së përpunimit të qumështit
- Punëtor i makinerisë së përpunimit të ullinjve
- Punëtor i makinerisë së përgatitjes së pijeve alkoolike
- Punëtor i pajisjeve të pjekjes së kafesë
- Punëtor i makinerisë së prerjes së gjetheve të duhanit
- Punëtor i presimit të frutave
- Punëtor i presimit të vajrave ushqimore
- Punëtori makinerisë së prodhimit të alkoolit
- Punëtor i makinerisë së prodhimit të ëmbëlsirave
- Punëtor i makinerisë së prodhimit të lëngut të frutave
- Punëtor i makinerisë së prodhimit të likernave
- Punëtor i makinerisë së prodhimit të makaronave petë
- Punëtor i makinerisë së prodhimit të niseshtesë
- Punëtor i makinerisë së prodhimit të pijeve të buta
- Punëtor i makinerisë së prodhimit të produkteve të çokollatës
- Punëtor i makinerisë së prodhimit të produkteve të drithit
- Punëtor i prodhimit të produkteve të mishit me makineri
- Punëtor i prodhimit të vajit ushqimor me makineri
- Punëtor i makinerisë së rafinimit të vajit dhe yndyrave
- Punëtor i makinerisë së sheqerosjes së frutave dhe perimeve
- Punëtor i makinerisë së sterilizimit të frutave
- Punëtor i makinerisë së sterilizimit të mishit
- Punëtor i makinerisë së sterilizimit të perimeve
- Punëtor i makinerisë së sterilizimit të peshkut
- Punëtor i makinerisë së tharjes së produkteve ushqimore
- Punëtor i makinerisë së tymosjes së mishit
- Punëtor i makinerisë së vakuumit të qumështit të kondensuar
- Punëtor i makinerisë së grirjen së mishit
- Punëtor i makinerisë së konservimit dhe ruajtjes së mishit
- Punëtor për ngrirjen e bulmetrave
- Punëtor për ngrirjen e peshkut
- Punëtor i makinerisë së përpunimin e peshkut
- Punëtor i makinerisë së përzierjes së rakisë
- Punëtor i makinerisë së përzierjen e verës
- Punëtor për prodhim majaje
- Punëtor i makinerisë së prodhimit të cigareve
- Punëtor për prodhimin e produkteve të qumështit pluhur me makineri
- Punëtor për prodhimin e purove me makineri
- Punëtor për prodhimin të bulmetrave me makineri
- Punëtor për produkte buke me makineri
- Punëtor për produkte të pjekura me makineri
- Shoshitës i kokrrave të kakaos
- Specialist fermentues i brumërave
- Zierës pijesh

