816Punonjës të makinerive për prodhimin e produkteve ushqimore dhe të tjera që lidhen me to

Grup i vogël · 1 Nëngrupe

Përshkrimi

Punonjës të makinerive për prodhimin e produkteve ushqimore dhe të tjera që lidhen me to drejtojnë, vënë në përdorim dhe kujdesen për makineri që përdoren për të therur kafshë, për të pastruar mishin nga kockat; pjekin, ngrijnë, ngrohin, grijnë, bashkojnë, përziejnë dhe përpunojnë ushqimet, pijet dhe gjethet e duhanit.

Detyrat kryesore

Përzgjedhin makinerinë e duhur sipas proceseve të punës që do të kryhen për prodhimin e produkteve ushqimore;

  • Përshtatin makineritë dhe pajisjet për proceset e punës;
  • Monitorojnë makineri që përdoren për të prerë, trullosur, ndarë në copa kafshën e therur brenda standardit të prerjes së mishit dhe peshkut;
  • Vënë në përdorim makineritë dhe pajisjet sipas proceseve të paracaktuara të punës;
  • Mbikëqyrin makinën dhe furrat për të përzierë, pjekur dhe përgatitur prodhime brumërash;
  • Vënë në përdorim makineri për të shtypur, përzierë, vënë maja, pjekur e fermentuar drithëra dhe fruta për të përgatitur birrë, verë, likere, uthulla dhe produkte të tjera me maja;
  • Mbikëqyrin pajisje dhe makineri të përgatitjes së reçelrave, ëmbëlsira, djathëra, djathë të përpunuar, margarinë, shurup, akull, makarona, akullore, sallam, çokollatë, niseshte misri dhe yndyra të shëndetshme;
  • Drejtojnë pajisje për të ftohur, nxehur, tharë, pjekur, hequr yndyrat, pasterizuar, tymosur, sterilizuar, ngrirë, avulluar e bërë në formë pluhuri dhe për të përqendruar pjesën ushqimore dhe pijet që përdoren tek ushqimet e përpunuara;
  • Përpunojnë dhe nxjerrin pulpën e produkteve të ushqimit dhe pijeve me tundje, shtypje, sitje, bluarje dhe pajisje filtrimi;
  • Bluajnë, përziejnë dhe ndajnë ushqimet dhe pijet me tundje, shtypje, sitje, bluarje dhe pajisje filtrimi;
  • Përpunojnë gjethet e duhanit me anë të makinës së bërjes së cigareve, purove, llullave dhe produkte të tjera të duhanit;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit;
  • Zbatojnë rregullat etikës në vendin e punës.

Kërkesat

  • Zakonisht kërkohet përfundimi i një shkolle profesionale në këtë fushë.
  • Të ketë kryer një kurs formimi profesional për këtë profesion.
  • Të jetë e/i aftë fizikisht dhe mendërisht.
  • Të jetë e/i shkathët dhe e/i zoti në përdorimin e mjeteve dhe makinerive të punës.

Informacion shtesë

Një individ mund të hyjë në profesion si ndihmës punëtor. Me fitimin e eksperiencës dhe me kualifikimin shtesë mund të kalojë në nivelin punëtor i kualifikuar. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkollat profesionale apo trajnimit nëpërmjet punës, një punonjës i makinerive për prodhimin e produkteve ushqimore dhe të tjera që lidhen me to mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse duke ngritur shkallët e karrierës.

Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në fushën e prodhimit të produkteve ushqimore dhe të tjera që lidhen me to duhet regjistrimi për ushtrim aktiviteti si person fizik ose juridik, sipas rastit.

Të ketë njohuri për mirëmbajtjen e makinerive ushqimore.

Grupet në këtë grup

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye