7223Punëtorë dhe montues të makinerive metal punuese

Grup njësi · 13 profesione

Përshkrimi

Punëtori dhe montuesi i makinerive metal punuese merret me montimin e pajisjeve për kapjen e elementëve që do të përpunohen (produkt gjysmë i gatshëm), nivelimin dhe centrimin e tyre, kapjen, centrimin, shtrëngimin e elementëve që do të përpunohen në makinë apo pajisjet ndihmëse të tyre, përpunimin e detaleve sipas vizatimit teknik në përmasat, tolerancat dhe kushtet teknike të përshkruara në to, mirëmbajtjen dhe shërbimet teknike të këtyre makinerive. Ai mund të punësohet në kompani të ofiçinave të makinave metalprerëse apo të vetëpunësohet.

Detyrat kryesore

  • Kontrollojnë gjendjen teknike të makinerisë, tokëzimet mbrojtëse të saj funksionimin normal të nyjeve dhe mekanizmave përbërës të makinës,
  • Përgatitin makinerinë për punë, sigurojnë pajisjet ndihmëse, atrecaturat, veglat matëse e kontrolluese, dokumentacionin teknik të projektit që do të realizohet etj.;
  • Bëjnë furnizimin me materialin gjysmë të gatshëm që do të përpunohet ose e përgatitin vetë atë, duke zgjedhur materialin që i duhet për të prodhuar detalin;
  • Komunikojnë me porositësin për prodhimin e detalit;
  • Bëjnë skicime të detaleve që duhen prodhuar;
  • Zbatojnë vizatimet e gatshme dhe i interpretojnë me saktësi ato;
  • Bëjnë vlerësimin e prodhimit të detalit për çdo proces pune, duke njohur llojin e materialit, regjimet e punës, shpejtësitë, kohët copë makinë;
  • Bëjnë nxjerrjen e kostos;
  • Bëjnë përgatitjen e atrecaturës së nevojshme për prodhim;
  • Bëjnë mprehjen e instrumenteve prerës sipas gjeometrisë së teheve prerës;
  • Bëjnë matjen e precizionit të nyjeve të lëvizshme të makinës metal prerëse me anën e instrumenteve që shërbejnë për këtë qëllim;
  • Kryejnë matje me instrumente matës të thjeshtë dhe të komplikuar;
  • Bëjnë riparime të detaleve të ndryshme duke njohur më parë llojin e materialit që do të punohet;
  • Kryejnë përpunimin mekanik të detaleve me heqje ashkle nga derdhja në fonderi, apo rrahja në kovaçhanë, nga produktet e gatshme, si shufra çeliku, në tornim, shpim, zdrugimin, barenimin e të gjitha sipërfaqeve akopjuese, etj.;
  • Kryejnë filetime të sistemeve ISO, ËITËORTH, si dhe matje të tyre;
  • Bëjnë dërgimin e detalit për trajtim termik në qoftë se është e nevojshme;
  • Bëjnë kolaudimin përfundimtar të detalit sipas skicës që ndërtojnë në fillim;
  • Bëjnë zbërthimin në element përbërës të projektit të dhënë;
  • Bëjnë planifikimin e bazës materiale të nevojshme për realizimin e projektit;
  • Sigurojnë bazën materiale sipas preventivit;
  • Bëjnë përgatitjen paraprake të vendit të punës (veglat, pajisjet, makineritë, kontrollon funksionimin e rregull të tyre);
  • Bëjnë matjet dhe shënimet përkatëse mbi materialin metalik sipas projektit;
  • Bëjnë prerjet e elementëve metalik, profileve të hekuri, llamarinës etj.;
  • Kryejnë procesin e formimit (kthimin, përkuljen) të profileve të prera, llamarinës, etj.;
  • Kryejnë shpimet e nevojshme për bashkimin apo montimin e konstruksionit metalik;
  • Kryejnë bashkimin e elementeve metalik sipas mënyrave dhe kushteve teknike të paraqitura në projekt (saldim, përçin, vida, bulona, etj.);
  • Kontrollojnë saktësinë e montimeve sipas kushteve të projektit;
  • Kryejnë punime axhusterie dhe rregullime përfundimtare duke përdorur vegla pajisje apo makineritë e nevojshme për këto punime;
  • Bëjnë dorëzimin e detalit të përpunuar dhe plotësimin e garancisë së punimeve;
  • Bëjnë shërbime periodike të makinave metal prerëse, nëpërmjet lubrifikimit të nyjeve të rëndësishme, regjistrimit të pajisjeve ndihmëse, riparimit të dëmtimeve të shkaktuara gjatë punës;
  • Bëjnë rimonte të makinave metal prerëse duke njohur më parë pjesët kryesore të saj;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.

Kërkesat

  • Zakonisht kërkohet përfundimi i një kualifikimi profesional për këtë profesion.
  • Të jetë e/i aftë fizikisht dhe mendërisht.

Informacion shtesë

Një individ mund të hyjë në profesion si ndihmës punëtor. Me fitimin e eksperiencës dhe me kualifikim shtesë mund të kalojë në nivelin punëtor i kualifikuar. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkollat profesionale dhe teknike apo trajnimit nëpërmjet punës, një punëtor dhe montues i makinerive metal punuese mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse duke ngritur shkallët e karrierës në nivel tekniku. Ndjekja e shkollës së lartë, çon në diplomimin e specialistëve të këtij profesioni në nivelin inxhinier mekanik.

Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) ne fushën shërbimit të konstruksioneve metalike duhet regjistrimi për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit.

Punonjësit në këtë profesion mund të specializohen në fushat e mëposhtme, të tilla si: montues dhe punues në freza, montues dhe punues në makina latuese, montues dhe punues në makina petëzimi, montues dhe punues në makina punuese, axhustator, etj.

Profesionet në këtë grup

  • Montues dhe punues në makina metal punuese
  • Montues dhe punues në freza
  • Montues dhe punues në makina latuese
  • Montues dhe punues në makina petëzimi
  • Montues dhe punues në makina punuese
  • Montues dhe punues në makina presuese
  • Montues dhe punues në makina rrafshuese
  • Montues dhe punues në makina shtypëse
  • Montues dhe punues në makina të precizionit të lartë
  • Montues dhe punues në presforma
  • Montues dhe punues në torno (tornitor)
  • Montues instrumentesh
  • Montues për pajisje makinerish

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye