7222Prodhues të instrumenteve dhe veglave
Grup njësi · 12 profesione
Përshkrimi
Prodhues të instrumenteve dhe veglave prodhojnë dhe riparojnë vegla dhe instrumente, armë sportive, çelësa, modele, pjesë makinerish dhe artikuj të tjerë metalike duke punuar me dorë dhe duke përdorur mjete pune për të punuar metalet me precizion të lartë.
Detyrat kryesore
- Parapërgatitin makineritë dhe pajisjet për punë;
- Përzgjedhin mjetet e punës dhe materialet e nevojshme;
- Lexojnë dhe interpretojnë skica dhe specifikime të duhura të mjeteve, prototipave ose modeleve të caktuara;
- Përgatitin skica dhe modele dhe përcaktojnë radhën e proceseve të punës;
- Përcaktojnë përmasat, madhësitë, format dhe tolerancat e pjesëve, bazuar në specifikimet teknike;
- Pozicionojnë, sigurojnë dhe bëjnë matjen e metalit ose detalit të derdhur për përpunim;
- Punojnë modele metalesh për derdhje në fonderi;
- Përdorin veglat dhe pajisjet e duhura për të prerë, kthyer, frezuar, shpuar apo për t’i dhënë forma të ndryshme detalit sipas përmasave të skicës;
- Riparojnë dhe modifikojnë armë sportive dhe armë të tjera të vogla;
- Prodhojnë, montojnë, riparojnë dhe instalojnë pjesë të bravës;
- Verifikojnë cilësinë e pjesëve të përfunduara në përputhje me specifikimet teknike, duke përdorur instrumente matës të precizionit të lartë;
- Testojnë funksionalitetin e artikujve të përfunduar;
- Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.
Kërkesat
- Zakonisht kërkohet përfundimi i një kualifikimi profesional për këtë profesion.
- Të jetë e/i aftë fizikisht dhe mendërisht.
Informacion shtesë
Një individ mund të hyjë në profesion si ndihmës punëtor. Me fitimin e eksperiencës dhe me kualifikim shtesë mund të kalojë në nivelin punëtor i kualifikuar. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkollat profesionale dhe teknike apo trajnimit nëpërmjet punës, mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse duke ngritur shkallët e karrierës në nivel tekniku. Ndjekja e shkollës së lartë, çon në diplomimin e specialistëve të këtij profesioni në nivelin inxhinier mekanik.
Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në fushën shërbimit duhet regjistrimi për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit.
Punonjësit në këtë profesion mund të specializohen në fushat e mëposhtme, të tilla si: farkëtar, formist, axhustator.
Profesionet në këtë grup
- Prodhues stampash vulash
- Punues dhe riparues armësh
- Punues dhe riparues bravash
- Punues instrumentesh
- Punues instrumentesh dhe stampash
- Punues instrumentesh matës (kalibër, etj.)
- Punues instrumentesh prerës
- Punues kallëpeve (shabllon)
- Punues modelesh për derdhje në fonderi
- Punues pajisjesh
- Punues pajisjesh shtrënguese
- Punues stampash

