7221Farkëtarë dhe kovaçë
Grup njësi · 10 profesione
Përshkrimi
Farkëtarët dhe kovaçët bëjnë punime të ndryshme të detaleve në gjendje të nxehtë. Duke përdorur stampat ai i jep detalit forma nga më të ndryshmet sipas vizatimit të punës. Ai/ajo bën mprehjen, përgatitjen e detalit për punim mekanik, shtesat e punimit mekanik, etj. Kovaçi mund të punësohet në kompani të ndryshme, që kanë repartin e kovaçanës furrat e nxehjes së metaleve, çekiç pneumatik etj.
Detyrat kryesore
- Konsultohen me inxhinierët e repartit për detalin që do të prodhohet;
- Parapërgatitin makineritë dhe pajisjet për punë;
- Bëjnë kontrollin e transportierit të detalit nga furra në çekan;
- Bëjnë përgatitjen e mashave për të mbajtur detalin;
- Bëjnë kontrollin e vinçit transportues të detaleve nga furra në çekan dhe anasjelltas;
- Në rastet e përdorimit të stampave, bëjnë ngrohjen e tyre në temperaturën 200/250 gradë;
- Llogaritin shtesat e nevojshme në qoftë se duhen;
- Përcaktojnë temperaturën e duhur të detalit që do përpunohet;
- Bëjnë nxehjen e detalit në furrë;
- Bëjnë rrahjen e detalit me çekiç pneumatik për prodhime të vogla;
- Bëjnë rrahjen e detalit me çekiç stampues për prodhime në seri;
- Bëjnë formën e detalit sipas skicës;
- Bëjnë punime të vogla duke përdorur çekiç dore, masha etj.;
- Përdorin forxhë me eshkë ose qymyr guri për ngrohjen e detalit kur është e nevojshme;
- Bëjnë përgatitjen e pajisjeve të kontrollit si për shembull; kompaset, që përdoren për materialet e nxehta;
- Bëjnë kontrollin përfundimtar të detalit;
- Bëjnë trajtimin termik sipas llojit të metalit;
- Bëjnë normalizimin duke larguar tensionet në furra me temperaturë më të ulët;
- Dërgojnë detalin për përpunim mekanik, në se është e nevojshme;
- Bëjnë dorëzimin e detalit, me garancinë përkatëse;
- Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.
Kërkesat
- Zakonisht kërkohet përfundimi i një kualifikimi profesional për këtë profesion.
- Të jetë e/i aftë fizikisht dhe mendërisht.
Informacion shtesë
Një individ mund të hyjë në profesion si ndihmës punëtor. Me fitimin e eksperiencës dhe me kualifikim shtesë mund të kalojë në nivelin punëtor i kualifikuar. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkollat profesionale dhe teknike apo trajnimit nëpërmjet punës, mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse duke ngritur shkallët e karrierës në nivel tekniku. Ndjekja e shkollës së lartë, çon në diplomimin e specialistëve të këtij profesioni në nivelin inxhinier metalurg.
Punonjësit në këtë profesion mund të specializohen në fushat e mëposhtme, të tilla si: farkëtar, formist, axhustator.
Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në fushën bujqësisë duhet regjistrimi për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit.
Profesionet në këtë grup
- Farkëtar
- Farkëtar me çekiç pneumatik
- Farkëtar për pajisje bujqësore
- Hedhës farkëtar
- Kovaç
- Nallban
- Tërheqës metali ( petëzues metali)
- Trajtues termik të metaleve
- Punëtor farkëtimi
- Punëtor i presës

