7215Montues të litarëve të çelikut dhe kabllove metalike

Grup njësi · 18 profesione

Përshkrimi

Montuesi i litarëve të çelikut dhe kabllove metalikeinstalon mekanizma për të zhvendosur dhe pozicionuar pajisje të ndryshme si edhe elementët e tyre përbërës strukturorë. Ai instalon dhe mirëmban kavot, litarët dhe telat e tjerë metalikë në kantieret ku ngrihen objekte ndërtimi, në anije, në avionë, në ashensorë, në teleferikë, në ura, në puse nafte e gazi si edhe në struktura të tjera të ngjashme.

Detyrat kryesore

  • Përcaktojnë madhësinë, formën dhe peshën e objekteve që janë për t’i lëvizur dhe vendosin për llojet e pajisjeve që duhen përdorur për zhvendosjen e tyre;
  • Instalojnë dhe riparojnë kavo, litarë, tela, mjete ngritëse dhe pajisje të ndryshme të këtij lloji;
  • Bashkojnë, riparojnë dhe vendosin pjesë shtesë në tela, litarë dhe kavo të trashësive të ndryshme;
  • Punojnë si pjesë e ekipit për të ngritur dhe riparuar kullat për shpim për puse uji, gazi e nafte;
  • Montojnë dekorin, ndriçimin dhe pajisje të tjera në skenat e teatrit apo të vendeve të xhirimit të filmave;
  • Vendosin në radhë, nivelojnë dhe ankorojnë makineritë;
  • Montojnë dhe sistemojnë pajisjet e ngritjes me kavo pas përdorimit;
  • Testojnë kavot apo litarët prej çeliku për të siguruar qëndrueshmërinë;
  • Instalojnë dhe mirëmbajnë kullat e transmetimit, rrugët e kavove ajrorë, trenat elektrikë kabinat e skive dhe infrastruktura të tjera të ngjashme me to;
  • Pastrojnë dhe mbulojnë me rrobë sipërfaqet dhe pjesët përbërëse të makinerive;
  • Zbatojnë rregullat në mbrojtje të mjedisit dhe shëndetit të njerëzve;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik gjatë punës.

Kërkesat

  • Të ketë punuar si ndihmës në profesione ku përdoren kavot dhe litarët prej çeliku, si p.sh. riparues ashensorësh, në një afat kohor prej disa muajsh;
  • Të ketë përfunduar një shkolle të mesme profesionale në fushën e elektromekanikës dhe apo të ketë kryer kurs formimi profesional të specializuar pas mbarimit të shkollës së mesme të përgjithshme;
  • Të jetë e/i aftë fizikisht dhe mendërisht, me zotësi të plotë për të punuar;
  • Të jetë e/i aftë të përballojë punën me turne;
  • Të përballojë punën në lartësi apo hapësira të mbyllura;
  • Të përballojë udhëtime me kohë të gjatë me të gjitha llojet e mjeteve të transportit;
  • Të njohë elementët bazë të ndihmës së shpejtë.(dëshmi trajnimi është element favorizues).

Informacion shtesë

Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në këtë fushë duhet regjistrimi për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit me kërkesat përkatëse;

Punonjësit në këtë profesion mund të specializohen në dy fusha kryesore:

a-montues dhe riparues i elektromotorëve

b-montues dhe riparues kavove dhe litarëve prej çeliku si edhe i pjesëve të tjera strukturore funksionale.

Punonjësi i këtij profesioni mund të punësohet në kompani ndërtimesh e shërbimesh për riparime të mjeteve të mëdha të transportit si anije, avionë, trena, në kantiere pune ku përdoren vinça të lartë si ato të naftës, të ndërtimit si edhe në serviset për teleferikë apo për mjetet zhytëse në ujë;

Ndjekja e shkollës së lartë, çon në diplomimin e specialistëve të këtij profesioni në nivelin e inxhinierit mekanik apo të inxhinierit elektrik.

Profesionet në këtë grup

  • Lidhës për kabllo dhe litarë
  • Montues dhe shtrëngues të litarëve të çelikut
  • Montues dhe shtrëngues të litarëve, të telave
  • Montues për litarë çeliku dhe kabllove metalikë për anije
  • Montues për litarë çeliku dhe kabllove metalikë për ashensorë
  • Montues për litarë çeliku dhe kabllove metalikë për avionë
  • Montues për litarë çeliku dhe kabllove metalikë për hekurudhat
  • Montues për litarë çeliku dhe kabllove metalikë për pajisje ngritëse
  • Montues për litarë çeliku dhe kabllove metalikë për pajisje ngritëse në ndërtim
  • Montues për litarë çeliku dhe kabllove metalikë për pajisje zhytëse
  • Montues për litarë çeliku dhe kabllove metalikë për puse nafte dhe gazi
  • Montues për litarë çeliku dhe kabllove metalikë për shpime
  • Montues për litarë çeliku dhe kabllove metalikë për teleferikë industrial
  • Montues për litarë çeliku dhe kabllove metalikë për teleferikët e skiatorëve
  • Montues të litarë çeliku dhe kabllove metalikë për teleferikët e udhëtarëve
  • Punëtor për litarë çeliku të urave
  • Punëtor për litarë çeliku të urave të varura
  • Bashkues kabllosh dhe kavosh/litarësh

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye