7214Përgatitës të konstruksioneve metalike dhe të ngjashëm

Grup njësi · 14 profesione

Përshkrimi

Përgatitësi i konstruksioneve metalike dhe të ngjashëmmerret me përpunimin, prerjen, bashkimin dhe montimin e elementëve metalik, në konstruksione prej metali për fusha të ndryshme të industrisë , transportit, ndërtim, minierë etj., duke përdorur mjetet dhe pajisjet e duhura. Ai mund të punësohet në kompani të konstruksioneve metalike apo të vetëpunësohet.

Detyrat kryesore

  • Konsultohen me kolegët për porositë e marra nga klientët, si dhe për mbarëvajtjen e punës;
  • Bëjnë studimin e projektit të dhënë për përgatitjen e konstruksioneve metalike;
  • Bëjnë zbërthimin në element përbërës të projektit të dhënë;
  • Bëjnë planifikimin e bazës materiale të nevojshme për realizimin e projektit;
  • Sigurojnë bazën materiale sipas preventivit;
  • Bëjnë përgatitjen paraprake të vendit të punës (veglat, pajisjet, makineritë, kontrollojnë funksionimin e rregullt të tyre);
  • Bëjnë matjet dhe shënimet përkatëse mbi materialin metalik sipas projektit;
  • Bëjnë prerjet e elementëve metalik, profileve të hekuri, llamarinës etj.;
  • Kryejnë procesin e formimit (kthimin, përkuljen) të profileve të prera, llamarinës etj.;
  • Kryejnë shpimet e nevojshme për bashkimin apo montimin e konstruksionit metalik ;
  • Kryejnë bashkimin e elementeve metalik sipas mënyrave dhe kushteve teknike të paraqitura në projekt (saldim, përçin, vida, bulona etj.);
  • Kontrollojnë saktësinë e montimeve sipas kushteve të projektit;
  • Kryejnë punime axhusterie dhe rregullime përfundimtare duke përdorur vegla pajisje apo makineritë e nevojshme për këto punime;
  • Bëjnë pastrimet e jashtme (me instrumente abraziv) të konstruksionit metalik;
  • Kryejnë lyerjen e konstruksionit metalik me bojëra kundër ndryshkut dhe korrozionit;
  • Kryejnë punime përfundimtare, plotësuese sipas kërkesës së projektit në konstruksionin metalik;
  • Bëjnë kolaudimin përfundimtar të konstruksionit sipas kushteve teknike të projektit;
  • Bëjnë dorëzimin e objektit dhe plotësimin e garancisë së punimeve;
  • Bëjnë riparime të konstruksioneve kur është e nevojshme;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.

Kërkesat

  • Zakonisht kërkohet përfundimi i një kualifikimi profesional për këtë profesion.
  • Të jetë e/i aftë fizikisht dhe mendërisht.

Informacion shtesë

Një individ mund të hyjë në profesion si ndihmës punëtor. Me fitimin e eksperiencës dhe me kualifikim shtesë mund të kalojë në nivelin punëtor i kualifikuar. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkollat profesionale dhe teknike apo trajnimit nëpërmjet punës, një Përgatitës i konstruksioneve metalike dhe të ngjashëm mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse duke ngritur shkallët e karrierës në nivel tekniku. Ndjekja e shkollës së lartë, çon në diplomimin e specialistëve të këtij profesioni në nivelin inxhinier mekanik.

Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) ne fushën shërbimit të konstruksioneve metalike duhet regjistrimi për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit.

Punonjësit në këtë profesion mund të specializohen në fushat e mëposhtme, të tilla si: saldator, formist, axhustator, montues dhe riparues të konstruksioneve metalik.

Profesionet në këtë grup

  • Mbërthyes konstruksionesh çeliku
  • Mbërthyes për metale strukturore
  • Mbërthyes për traversa dhe skelete anijesh
  • Ndërtues dhe riparues për pjesë metalike në anije
  • Ngritës struktura metalesh
  • Përgatitës struktura metalesh
  • Përkulës elementësh metalik
  • Punëtor për struktura çeliku
  • Punues lodrash prej metali
  • Shënues në struktura metalesh
  • Shpues për metale
  • Vendosës perçinash
  • Vendosës perçinash me pajisje pneumatike
  • Konstruktor i strukturave metalike

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye