7212Saldatorë dhe prerës të metaleve

Grup njësi · 19 profesione

Përshkrimi

Saldatori dhe prerësi i metaleve merret me saldimin, drejtimin, bashkimin e detaleve të ndryshëm, me prerjen e tyre, me bashkimin e objekteve të madhësive dhe formave të ndryshme duke përdorur mjetet dhe pajisjet e duhura. Ai mund të punësohet në kompani të ndryshme të industrisë mekanike apo dhe të vetëpunësohen.

Detyrat kryesore

  • Konsultohen me kolegët për porositë e marra nga klientët;
  • Bëjnë skicimin e detalit apo të objektit që do të saldojë;
  • Bëjnë përgatitjen e vendit të punës;
  • Bëjnë studimin e llojit të materialit që do të saldojnë;
  • Përcaktojnë llojin e teknikës së saldimit në varësi të materialit të dhënë;
  • Bëjnë zgjedhjen e elektrodave të saldimit, në varësi të materialit, në rastin e saldimit me hark elektrik;
  • Bëjnë përgatitjen e gjeneratorit të saldimit;
  • Bëjnë regjistrimin e amperazhit të gjeneratorit në varësi të trashësisë të materialit;
  • Bëjnë vendosjen e bombolave të oksi-acitilenit larg vendit të saldimit;
  • Bëjnë shtrirjen e tubave të oksi-acitilenit dhe vendosin valvulet e sigurisë;
  • Bëjnë kontrollin periodik të tubave dhe fashetave (një herë në javë) dhe në rast nevoje i ndërrojnë ato;
  • Bëjnë regjistrimin e manometrit në varësi të trashësisë së materialit;
  • Bëjnë zgjedhjen e kanellës në varësi të materialit;
  • Bëjnë përgatitjen e detalit, objektit sipas skicës;
  • Bëjnë pastrimin detalit, objektit me furçë teli;
  • Bëjnë pikimin e detalit, objektit dhe vendosjen në skuadër të tij;
  • Bëjnë zmusimin e detalit, objektit dhe pastrimin e tij me instrumente abraziv;
  • Bëjnë saldimin e plotë të detalit, objektit, si dhe lyerjen e tij me bojë, kundra ndryshkut apo korrozionit;
  • Kryejnë punime të tjera plotësuese, sipas kërkesave të vizatimit të punës;
  • Bëjnë kolaudimin përfundimtar, sipas kushteve teknike;
  • Bëjnë dorëzimin e detalit apo objektit, sipas kushteve teknike;
  • Plotësojnë dokumentet teknike (garancinë);
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit;

Kërkesat

  • Zakonisht kërkohet përfundimi i një kualifikimi profesional për këtë profesion.
  • Të jetë e/i aftë fizikisht dhe mendërisht.

Informacion shtesë

Një individ mund të hyjë në profesion si ndihmës punëtor. Me fitimin e eksperiencës dhe me kualifikim shtesë mund të kalojë në nivelin punëtor i kualifikuar. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkollat profesionale dhe teknike apo trajnimit nëpërmjet punës, mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse duke ngritur shkallët e karrierës në nivel tekniku. Ndjekja e shkollës së lartë, çon në diplomimin e specialistëve të këtij profesioni në nivelin inxhinier mekanik.

Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në fushën e shërbimit saldator duhet regjistrimi për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit.

Punonjësit në këtë profesion mund të specializohen në fushat e mëposhtme, të tilla si: axhustator, llamarinist, montues dhe riparues të konstruksioneve metalik.

Profesionet në këtë grup

  • Ngjitës me kallaj
  • Ngjitës me kallaj me llambë saldimi
  • Përpunues bakri
  • Shkrirës bakri me induksion
  • Shkrirës bakri në flakë
  • Shkrirës bakri në furrë
  • Prerës bakri
  • Punonjës i kualifikuar saldimi
  • Saldator
  • Saldator për impiante me presion të lart
  • Saldator për materiale kauçuku
  • Saldator për pikime
  • Saldator për saldime me acetilen
  • Saldator për saldime me gaz
  • Saldator për saldime me gaz dhe me elektrik
  • Saldator për saldime me hark elektrik
  • Saldator për saldime me oksi-acetilen
  • Saldator për tegela
  • Saldator nën ujë

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye