7211Fonditorë dhe përgatitës të formave

Grup njësi · 9 profesione

Përshkrimi

Fonditori dhe përgatitësi i formave merret me përgatitjen dhe derdhjen e formave prej metali. Fonditori dhe përgatitësi i formave bën përgatitjen e dheut, përgatitjen e formave, të zemrave, e planit të ndarjes së detalit, të shtesave të punimit mekanik, të kontrollit të furrës, të kontrollit të ngarkesës së furrës, si dhe bën kontrollin dhe riparimin e furrave nga ana hidraulike, mekanike dhe elektrike. Ai mund të punësohet në kompani që kanë bazë mekanike, furra të shkrirjes dhe derdhjes së metalit etj.

Detyrat kryesore

  • Konsultohen me teknologun për markën e metalit;
  • Përcaktojnë markën e rikuperit që futet në furrë;
  • Llogaritin ngarkesat e furrës;
  • Llogaritin shtesat e nevojshme, në se duhen;
  • Bëjnë rregullimin e përbërjes kimike të metalit sipas rezultateve të laboratorit;
  • Përcaktojnë temperaturën e duhur të metalit për t’u derdhur;
  • Derdhin metalin;
  • Bëjnë trajtimin termik sipas llojit të metalit;

Formimi

  • Konsultohen me teknologun për shtesat e përpunimit mekanik;
  • Konsultohen me teknologun për depozitat e sistemit të ushqimit dhe për eliminimin e zgavrave;
  • Bëjnë formën sipas kushteve të metalit: në forma të njoma; në forma të thata;
  • Bëjnë planin e ndarjes së detalit (modelit);
  • Përcaktojnë formimin;
  • Bëjnë përgatitjen e dheut;.
  • Bëjnë përgatitjen e zemrave (sipas detalit);
  • Bëjnë derdhjen e metalit sipas kërkesave: Me poçe grafit ose Me poçe zjarrdurues;
  • Bëjnë pastrimin nga rëra, nga spresorët, nga depozitat dhe nga rrugët ushqyese;
  • Bëjnë normalizimin, duke larguar tensionet në furra me temperaturë më të ulët;
  • Dërgojnë metalin për punim mekanik;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.

Kërkesat

  • Zakonisht për këtë profesion kërkohet përfundimi i një kualifikimi profesional për këtë profesion.
  • Të jetë e/i aftë fizikisht dhe mendërisht.

Informacion shtesë

Një individ mund të hyjë në këtë profesion si ndihmës punëtor. Me fitimin e eksperiencës dhe me kualifikim shtesë mund të kalojë në nivelin punëtor i kualifikuar. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkollat profesionale e teknike apo trajnimit nëpërmjet punës, një fonditor dhe përgatitës i formave mund të marrë disa funksione mbikëqyrëse duke ngritur shkallët e karrierës në nivel tekniku. Ndjekja e shkollës së lartë, çon në diplomimin e specialistëve të këtij profesioni në nivelin inxhinier metalurg.

Punonjësit në këtë profesion mund të specializohen në fushat e mëposhtme, të tilla si; shkrirës metali, derdhës metali, përgatitës të formave (formist), kovaç etj.

Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në këtë fushë duhet regjistrimi për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit

Profesionet në këtë grup

  • Shkrirës dhe derdhës të formave prej metali
  • Përgatitës të bazamenteve (dysheme) prej metali
  • Përgatitës të formave për derdhje metali ( formist)
  • Përgatitës të gropave prej metali
  • Përgatitës të trungjeve prej metali
  • Përgatitës të tubove prej metali
  • Përgatitës të ngarkesave të materialeve për shkrirje
  • Derdhës kallëpi metali
  • Fonditor artistik

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye