6210Punonjës të pyjeve dhe sharrëxhinj

Grup njësi · 24 profesione

Përshkrimi

Punonjësi i pyjeve dhe sharrëxhinj është njohës i mirë dhe zbatues i teknikave të punimeve në fushën e pyjeve, mjedisit, florës, faunës dhe kullotave. Ai është zbatues direkt i punimeve që kryhen në terren, në fushën e manaxhimit të ekonomisë pyjore dhe të trajtimit silvo-teknike të pyjeve, si dhe ato të shfrytëzimit të materialit drusor. Punëtori i pyjeve mund të punësohet në sektorët pyjor të Drejtorive të Shërbimit Pyjor të Rretheve, në Shoqatat e Përdoruesve të Pyjeve dhe Kullotave të Qeverisjes Vendore, në subjektet private apo kompanitë që kryejnë punime në pyje.

Detyrat kryesore

  • Kryejnë procesin e damkimit të materialit drusor për prerje;
  • Realizojnë procesin e prerjes së drurit me mjete dhe pajisje të ndryshme;
  • Bëjnë pastrimin e trupit nga degët;
  • Bëjnë matjet dhe asortojnë trupin sipas asortimenteve që dalin;
  • Drejtojnë dhe transportojnë trupin deri në sheshin e depozitimit duke ju përshtatur kushteve të terrenit dhe skemës teknologjike të shfrytëzimit;
  • Kryejnë procesin e stivimit të trupit, si dhe stivojnë drutë e zjarrit sipas përmasave të përcaktuara;
  • Ndërtojnë skelën e ngarkimit të trupave;
  • Ngarkojnë automjetet me materiale drusore me krahë duke përdorur skela ose me vinç;
  • Ngarkojnë drutë e zjarrit;
  • Realizojnë pastrimin e grumbullimin e mbeturinave për sipërfaqen e punuar;
  • Kujdesen për mbrojtjen e filizave ripërtëritës të pyllit të mbjellë gjatë kryerjes së punimeve;
  • Mirëmbajnë veglat dhe pajisjet e punës;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.

Në pyllëzime

  • Përgatitin piketat për piketim;
  • Realizojnë piketimin e objektit sipas skemës së paraqitur në projekt;
  • Realizojnë hapjen e gropave sipas piketimit të bërë;
  • Realizojnë transportin e fidanëve me krah apo mjete të tjera;
  • Bëjnë përgatitjen e fidanit për mbjellje dhe e realizojnë atë;
  • Kryejnë shërbime kulturore gjatë verës (prashitje, vaditje, plehërime).

Përmirësimet pyjore

  • Bëjnë rrallimin e drurëve të shënuar në terren;
  • Realizojnë krasitjen e degëzave që duhen hequr sipas përcaktimit të projektit;
  • Presin cungjet e vjetër dhe të kalbur, që duhen hequr;
  • Grumbullojnë mbeturinat në togje ose në breza sipas vijave rrushkulluese.

Sistemime malore.

  • Realizojnë hapjen e themelit sipas piketimit të bërë;
  • Transportojnë gurët dhe materialet e tjera të ndërtimit si rëre, çimento etj;
  • Realizojnë ndërtimin e murit të pritës sipas projektit;

Fidanishte pyjore.

  • Realizojnë dezinfektimi i tokës dhe farës;
  • Kryejnë punimet e tokës qilizim, 25 cm si dhe nivelimin e saj;
  • Bëjnë ndarjen e fidanishtes në vllaja;
  • Bëjnë heqjen e vijave orientuese;
  • Përgatitin tericatin (dheu përzihet me pleh);
  • Mbushin qeskat me masën e përzier;
  • Vendosin farat në qeskë;
  • Vendosin qeskat në fidanishte;
  • Ruajnë fidanishten nga dëmtuesit e ndryshëm;
  • Realizojnë proceset e tjera si vaditjen, heqjen e barërave të keqi etj;

Kërkesat

  • Zakonisht kërkohet përfundimi i një shkolle profesionale në këtë fushë.
  • Të ketë kryer një kurs formimi profesional për këtë profesion.
  • Të jetë e/i aftë fizikisht dhe mendërisht.

Informacion shtesë

Një individ mund të hyjë në profesion si ndihmës punëtor. Me fitimin e eksperiencës dhe me kualifikim shtesë mund të kalojë në nivelin punëtor i kualifikuar. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkollat profesionale apo trajnimit nëpërmjet punës, një punonjës pyjesh mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse duke ngritur shkallët e karrierës në nivel tekniku. Ndjekja e shkollës së lartë, çon në diplomimin e specialistëve të këtij profesioni në agronom i lartë apo inxhinier pyjesh.

Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në këtë fushë duhet regjistrimi për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit.

Të ketë njohuri për përdorimin e pesticideve dhe certifikatë për këtë fushë.

Të ketë njohuri për përdorimin e mjeteve dhe pajisjeve etj.

Ai mund të punësohet dhe në punë të tjera si:

  • Vrojtues, sinjalizues i sëmundjeve dhe dëmtuesve dhe zjarreve që bien në pyjet dhe kullotat.
  • Punëtor në zona të mbrojtura si parqe Kombëtare dhe Peizazhe Natyrore.
  • Punëtor në sektorët e shfrytëzimeve pyjore nga subjekte të ndryshëm.
  • Punëtor nëpër zdrukthëtari të ndryshme.
  • Punëtor në përmirësimin e kullotave.
  • Punëtor në drejtoritë e gjelbërimit pranë bashkive.

Profesionet në këtë grup

  • Druvar
  • Druvar për dru zjarri
  • Krasitës pylli
  • Mbjellës pylli
  • Mbledhës trungjesh
  • Ngritës trungjesh
  • Ngritës trungjesh të lartë
  • Pastrues trungjesh
  • Prerës binarësh
  • Prerës lëndësh pyjore
  • Prerës majash trungjesh
  • Prerës shtyllash
  • Prerës traversash
  • Prerës trungjesh
  • Punonjës lënde drusore
  • Punonjës pylli
  • Punonjës pylli i kualifikuar
  • Punonjës pylli i kualifikuar për pyllëzime
  • Rojtar pylli
  • Sharrëxhi
  • Shënues lënde drusore
  • Stivues trungjesh
  • Transportues lënde druri me kafshë
  • Zhveshës trungjesh

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye