621Punonjës të pyjeve dhe sharrëxhinj
Grup i vogël · 1 Nëngrupe
Përshkrimi
Punonjësit e pyjeve dhe sharrëxhinjtë planifikojnë, organizojnë dhe kryejnë operacione për të kultivuar, ruajtur dhe shfrytëzuar pyjet dhe plantacionet natyrore. Ata seleksionojnë trungjet e prera sipas vëllimit dhe përdorimit të tyre, si dhe konservojnë, përpunojnë dhe transportojnë lëndën drusore; Ata mund të punësohen në kompani të shërbimeve të ndryshme pyjore apo të vetëpunësohen.
Detyrat kryesore
- Kujdesen për rritjen e drunjve në pyje;
- Vlerësojnë sipërfaqet e tokës për ripyllëzim, duke përzgjedhur e mbjellë pemë dhe fidanë, me mjete të thjeshta dore apo mekanikë të përshtatshme për këto punime;
- Mbjellin, kultivojnë, ruajnë pyjet natyrore dhe plantacionet;
- Kultivojnë, mbjellin dhe pastrojnë nga shkurret;
- Vlerësojnë gjendjen e drunjve që duhen prerë dhe i presin ato duke përdorur sharra të ndryshme sipas nevojave (sharrë dore, elektrike, me zinxhir etj.) apo pajisje të tjera;
- Seleksionojnë dhe stivosin trungjet e prera sipas vëllimit dhe përdorimit të tyre;
- Konservojnë, përpunojnë dhe transportojnë lëndën drusore;
- Kryejnë punimet e nevojshme të tokave pyjore;
- Kryejnë krasitje dhe prerje të nevojshme për zhvillimin normal të drurëve pyjorë;
- Kryejnë dezinfektime të ndryshme për të luftuar dëmtuesit apo barërat e këqija të drurëve pyjorë;
- Kryejnë vjeljen apo mbledhjen e farërave apo produkteve të tjera në pyje;
- Kryejnë shënime apo damkosjen e drurëve pyjorë;
- Kryejnë operacionet e duhura për stazhionimin e drurëve dhe trungjeve;
- Marrin masa për të parandaluar zjarret e mundshme dhe ndihmojnë zjarrfikësit në rastet e zjarreve në pyje;
- Kryejnë shpërndarje apo marketing të produkteve të pyllit;
- Kryejnë shërbime periodike të makinerive dhe pajisjeve të punimeve pyjore dhe i mirëmbajnë ato;
- Realizojnë detyra të ngjashme;
- Mbikëqyrin punëtorët e tjerë;
- Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.
Kërkesat
- Zakonisht kërkohet përfundimi i një shkolle profesionale në këtë fushë.
- Të ketë kryer një kurs formimi profesional për këtë profesion.
- Të jetë e/i aftë fizikisht dhe mendërisht.
Informacion shtesë
Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në këtë fushë duhet regjistrimi për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit.

