5329Punonjës të tjerë të kujdesit personal të shërbimeve shëndetësore
Grup njësi · 8 profesione
Përshkrimi
Punëtore të tjerë të kujdesit personal kujdeset për gjendjen shëndetësore të personave dhe këshillon pacientët/blerësit për përmirësimin e tyre të gjendjes shëndetësore.
Detyrat kryesore
- Vlerësojnë gjendjen shëndetësore të personave të përfshirë në aksidente, fatkeqësitë natyrore dhe situata të tjera emergjente;
- Asistojnë dhe ndihmojnë të sëmurët për nevojat vetjake;
- Shoqërojnë të sëmurët në spitale më të afërta;
- Monitorojnë progresin e gjendjes shëndetësore të pacientëve;
- Këshillojnë blerësit në farmaci për produktet që u nevojiten;
- Këshillojnë blerësit në farmaci për përmirësimin e gjendjes shëndetësore;
- Kërkojnë referenca nga mjekët për raste të veçanta sëmundjeje;
- Zbatojnë rregullat e mbrojtjes së mjedisit;
- Zbatojnë rregullat e etikës në vendin e punës.
Kërkesat
- Zakonisht kërkohet përfundimi i arsimit të mesëm.
- Të jetë e/i aftë fizikisht dhe mendërisht me zotësi të plotë për të punuar.
- Të ketë njohuritë bazë të kujdesit shëndetësor personal.
- Të jetë e/i përkushtuar në ndihmë të të tjerëve në probleme të shëndetit.
- Të ketë njohuri të shërbimeve farmaceutike.
- Të ketë komunikim të mirë me klientët.
Profesionet në këtë grup
- Punonjës ndihmës në farmaci
- Punëtorë të tjerë të kujdesit personal
- Sanitar
- Ndihmës dentist
- Dhënës i ndihmës së parë
- Ndihmës mjekësor imazherie
- Flebotomist
- Ndihmës për sterilizime

