5323Punonjës të kujdesit personal për të moshuar dhe persona me aftësi të kufizuara
Grup njësi · 2 profesione
Përshkrimi
Punonjës të kujdesit për të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuar ofrojnë, në shtëpi private dhe në rezidenca të pavarura, ndihmën dhe kujdesjen personale për aktivitetet e jetës së përditshme për persona të cilët kanë nevojë për këtë lloj ndihme për shkaqe dhe efekte të moshës, dëmtimeve, gjendjes fizike dhe mendore.
Detyrat kryesore
- Ndihmojnë dhe shoqërojnë personat me aftësi të kufizuar në banesat e tyre dhe jashtë në ambient të hapur;
- Ndihmojnë personat me aftësi të kufizuar për të kryer nevojat personale;
- Ndihmojnë klientët për përkujdesje terapeutike të tilla si higjiena, ushqimi dhe veshje personale;
- Ndihmojnë klientët në kryerjen e ushtrimeve fizike, komunikimin, marrjen e ilaçeve nga goja bazuar në planet e kujdesit të vendosur nga profesionistët e shëndetit;
- Mbajnë shënim ndryshimet e klientit gjatë përkujdesjes në raport me reagimet prej trajtimit si edhe i raporton ato personave apo institucioneve të interesuara;
- Ngrenë dhe vendosin në pozicionin e duhur klientët me vështirësi në lëvizje dhe i ndihmojnë ata të lëvizin në karrocën me rrota apo në mjete të ngjashme të motorizuara;
- Ofrojnë ndihmë psikologjike për klientët nëpërmjet angazhimit në biseda apo duke lexuar me zë të lartë;
- Planifikojnë, blejnë, përgatitin dhe shërbejnë kërkesat për ushqim të përshkruara në ditën përkatëse;
- Shoqërojnë klientët për takime e vizita tek mjeku apo tek profesionistë të tjerë të shëndetit;
- Zbatojnë rregullat e etikës dhe të sigurisë në vendin e punës.
Kërkesat
- Të jetë individ i orientuar drejt shërbimit ndaj të tjerëve.
- Të ketë perceptim të qartë shoqëror, të kuptojë reagimet e të tjerëve dhe arsyen e tyre.
- Të jetë e/i aftë të instruktojë të tjerët se si duhet të kryejnë ata një veprim.
- Të njohë parimet dhe proceset për të dhënë shërbimet ndaj klientit.
- Të njohë anën psikologjike të klientit për trajtimin sa më të mirë të tij.
- Të njohë parimet dhe mënyrat e transportimit të individëve në mjetet përkatëse.
- Të jetë i qëndrueshëm edhe në situata stresuese të forta.
Informacion shtesë
Preferohet arsim profesional. Shkollimi në nivel sa më të lartë jep përparësi më shumë për punësim.
Kualifikimet nëpërmjet kurseve dhe trajnimeve rrit nivelin e cilësisë në punë dhe jep shanse për lehtësi e qëndrueshmëri punësimi.
Profesionet në këtë grup
- Kujdestar për persona me aftësi të kufizuara
- Kujdestar për të moshuarit

