2643Përkthyes, interpretë dhe gjuhëtarë të tjerë
Grup njësi · 10 profesione
Përshkrimi
Përkthyesit, interpretët dhe gjuhëtarë të tjerë përkthejnë apo interpretojnë nga një gjuhë në një tjetër dhe studiojnë origjinën, zhvillimin dhe strukturën e gjuhëve.
Detyrat kryesore
- Studiojnë marrëdhëniet midis gjuhëve antike dhe grupeve të gjuhëve moderne, gjurmojnë origjinën dhe evoluimin e fjalëve, gramatikës dhe formave gjuhësore dhe paraqesin gjetjet e tyre;
- Këshillojnë apo përgatisin sistemin e klasifikimit të gjuhëve, gramatikës, fjalorëve dhe materialeve të tjera të ngjashme;
- Përkthejnë nga një gjuhë në një gjuhë tjetër dhe sigurojnë që kuptimi i saktë i tekstit origjinal ruhet, që punimet ligjore, teknike apo shkencore janë korrektësisht të dhëna dhe se frazeologjia dhe terminologjia e shpirtit dhe e stilit të punimeve të letërsisë ështëpërçuarsa më shumë të jetë e mundur;
- Zhvillojnë metoda për përdorimin e kompjuterëve dhe instrumenteve të tjerë për të përmirësuar prodhimtarinë dhe cilësinë e përkthimeve;
- Interpretojnë nga një gjuhë e folur apo e shkruar në një tjetër gjuhë të folur apo të shkruar, në veçanti në konferenca, mbledhje apo ngjarje të ngjashme dhe sigurojnë kuptimi i saktë dhe shpirti origjinal transmetohen siç duhet;
- Rishikojnë dhe të korrektojnë materialin e përkthyer;
- Prezantojë dhe japin shpjegime në lidhje me aktin qëështë përkthyer ose/dhe veprimet/gjestikulacionet që ka interpretuar;
- Bëjnëbetimin sipas formulës ligjore në rastet kur është përkthyes/interpret i atashuar pranë një gjykate.
Kërkesat
- Për ushtrimin e këtij profesioni si rregull kërkohet përfundimi i studimeve universitare.
- Plotësimi i standardeve në lidhje me leximin, shkrimin dhe gramatikën e gjuhës të cilën ai njeh;
- Të jetë i licencuar kur kjo kërkohet nga ligji dhe/ose të jetë i regjistruar si përkthyes zyrtare pranë institucionit përkatës p.sh. Ministrisë së Drejtësisë.
Informacion shtesë
Përkthyesi dhe interpreti janë profesione që me aftësi të posaçme në fushën e njohjes së gjuhëve të huaja ose të aftësisë së komunikimit me personat të cilët flasim nëpërmjet simboleve/gjestikulacioneve.
Profesionet në këtë grup
- Filolog
- Grafolog
- Interpret
- Leksikograf
- Linguist (gjuhëtar)
- Morfologjist
- Përkthyes
- Interpretues i gjuhës së shenjave
- Titrues
- Redaktor përkthimi

