2642Gazetarë
Grup njësi · 13 profesione
Përshkrimi
Gazetarët kërkojnë, hetojnë, interpretojnë dhe komunikojnë lajmë dhe çështje publike nëpërmjet gazetave, televizionit, radiove dhe mediave të tjera.
Gazetarët shkruajnë dhe bashkojnë bashkë lajme, ndodhi, që i interesojnë audiencës. Duke mbledhur bashkë një numër burimesh të ndryshme dhe duke siguruar paraqitjen e të gjitha
argumenteve, ata mbajnë audiencën e tyre të informuar me ngjarjet në botë.
Detyrat kryesore
- Mbledhin lajme vendore, kombëtare apo ndërkombëtare nëpërmjet intervistës, hetimit dhe observimit, duke marrë pjesë në ngjarje publike, kërkim të dhënash, ndjekin filma dhe marrin pjesë duke marrë pjesë në shfaqjet skenike.
- Mbledhin, raportojnë dhe komentojnë mbi lajmet dhe çështjet aktuale për publikim në gazeta, periodikë apo që do të transmetohen në radio, televizion apo mediave elektronike.
- Marrin, analizojnë dhe verifikojnë lajme dhe materiale të tjera për saktësinë e tyre;
- Intervistojnë politikanë dhe figura të tjera publike, në konferenca për shtyp dhe në ngjarje të tjera, duke përfshirë dhe intervista individuale të regjistruara për radio, televizion apo media elektronike;
- Hulumtojnë dhe raportojnë në zhvillimet në fusha të specializuara si në mjekësi, shkencë dhe teknologji;
- Shkruajnë editorial dhe komente mbi tematika që kanë interes aktual për të stimuluar interesin publik dhe shprehin pikëpamjet në një publikim apo transmetim;
- Bëjnë rishikime kritike për letërsinë, muzikën dhe vepra të tjera artistike, bazuar në njohuritë, vendimin dhe përvojën në gazeta, televizione, radio dhe në media të tjera;
- Përzgjedhin materialet për publik, kontrollojnë drejtshkrimin, gramatikën, saktësinë dhe ligjshmërinë e përmbajtjes dhe përshtatin rishikimet e nevojshme;
- Bashkëpunojnëme personelin e produksionit për të kontrolluar versionet finale përpara printimit të tyre;
- Përzgjedhin, bashkojnë dhe përgatisin materiale reklamuese për biznese dhe organizata të tjera për tematika nëpërmjet shtypit, radios, televizionit dhe mediave të tjera;
- Vendosin dhe mbajnë kontakte të ndryshme;
- Intervistojnë burimet;
- Verifikojnë deklaratat dhe faktet;
- Qëndrojnë të përditësuar me legjislacionin e mbrojtjes së të dhënave personale dhe ruajtjes së dinjitetit.
Kërkesat
- Për ushtrimin e këtij profesioni si rregull kërkohet përfundimi i studimeve universitare.
- Njohuri të posaçme në komunikim dhe aftësi të mira në individualizimin e informacionit.
Informacion shtesë
Kanë përparësi personat të cilët kanë aftësi të mira për të punuar në grup.
Gazetarët janë të specializuar/profilizuar në disa kategori dhe sipas pozicionit/sektorit të punës mund të kërkohet ndonjë specializim të veçante, p.sh gazetarë hetues, sportiv, politik, terreni etj.
Profesionet në këtë grup
- Gazetar
- Gazetar media
- Komentator lajmesh
- Komentator sportesh
- Korrespondent gazete
- Korrespondent media
- Redaktor gazetash
- Redaktor lajmesh
- Reporter gazete
- Reporter lajmesh në radio dhe TV
- Zëvendës redaktor
- Gazetar i faqeve ËEB
- Administrues i rrjeteve sociale

