2641Autorë dhe shkrimtarë të tjerë
Grup njësi · 21 profesione
Përshkrimi
Autorët dhe shkrimtarë të tjerë planifikojnë, hulumtojnë dhe shkruajnë libra, dorëshkrime, role, ese, fjalime, manuale dhe materiale të tjera që nuk përfshihen në fushën e gazetarisë, për qëllime publikimi apo prezantimi.
Detyrat kryesore
- Konceptojnë, shkruajnë dhe redaktojnë romane, role, dorëshkrime, poema, poezi, vjersha dhe materiale të tjera për publikim dhe prezantim;
- Bëjnë hulumtime për të përcaktuar përmbajtjen faktike dhe për të siguruar informacione të tjera të nevojshme;
- Shkruajnë dorëshkrime dhe përgatitin programe për dokumentarë, filma dhe produkte të tjera të radiotelevizionit;
- Analizojnë materiale si kushte teknike, shënime dhe skica, manuale të shkruara, guida përdorimi dhe dokumente të tjera për të shpjeguar qartë dhe në mënyrë koncize instalimin, veprimin dhe mirëmbajtjen e softuerit dhe pajisjeve të tjera;
- Shkruajnë broshura, doracakë dhe teknika të ngjashme publikimi;
- Përzgjedhin materialin për publikim, kontrollojnë stilin, gramatikën dhe saktësinë e përmbajtjes, duke bërë ndryshime përkatëse për çdo rishikim të nevojshëm dhe kontrollojnë materialin përpara printimit përfundimtar;
- Marrin pjesë në takime, referate, bisedime me lexuesit ose në panaire të ndryshme me qëllim promovimin dhe shpërndarjen e shkrimeve të tij.
Kërkesat
- Disa nga profesionet e këtij nëngrupi kërkojnë përfundimin e një shkolle të lartë universitare si p.sh. redaktorët e ndryshëm, ndërsa profesionet e tjera nuk kërkojnë ndonjë shkollim të posaçëm.
Informacion shtesë
Në përgjithësi autorët dhe shkrimtarët e tjerë janë të vetëpunësuar dhe veprimtaria e tyre intelektuale/profesionale merret në mbrojtje nga ligji “Për të drejtën e autorit”.
Profesionet në këtë grup
- Autor
- Dramaturg
- Kritik arti
- Kritik drame
- Kritik filmi
- Kritik letrar
- Kritik libri
- Kritik muzike
- Kritik radio
- Kritik televizioni
- Kritik
- Novelist
- Poet
- Redaktor gjuhe
- Redaktor letrar
- Redaktues libri
- Shkrimtar
- Eseist
- Shkrues fjalimesh
- Shkrues teknik
- Botues

