2622Librarë, bibliotekarë dhe profesione të ngjashme të informacionit

Grup njësi · 9 profesione

Përshkrimi

Librarët, bibliotekistët dhe profesionistë të ngjashëm të informacionit kanë lidhje me informacionin, koleksionojnë, përzgjedhin, zhvillojnë, organizojnë dhe mirëmbajnë koleksionet e bibliotekës, ofrojnë shërbime të tjera në bibliotekë dhe u japin përdoruesve informacionin që kërkojnë.

Detyrat kryesore

  • Organizojnë, zhvillojnë dhe mirëmbajnë koleksionin sistematik të librave, revistave periodike dhe botimeve të tjera, të materialeve të regjistruara audio-vizuale ose dixhitale;
  • Përzgjedhin dhe rekomandojnë blerjen e librave dhe materialeve të tjera të printuara ose audiovizuale ose të dixhitalizuar;
  • Organizojnë, klasifikojnë dhe katalogojnë materialet në bibliotekë;
  • Manaxhojnë huamarrjen nga biblioteka dhe praktikat e shkëmbimit ndërmjet bibliotekave të tjera dhe manaxhojnë rrjetin e informacionit;
  • Nxjerrin materiale dhe sigurojnë informacione për bizneset dhe përdorues të tjerë bazuar në koleksion ose në bibliotekë dhe në sistemin e informacionit;
  • Bëjnë studime dhe analiza ose modifikojnë bibliotekën dhe shërbimet e informacionit në përputhje me ndryshimet e nevojave të përdoruesve;
  • Hartojnë dhe zbatojnë skema dhe modele konceptuale për ruajtjen, organizimin, klasifikimin dhe nxjerrjen e informacionit;
  • Përgatitin artikuj dhe raporte akademikë;
  • Bëjnë kërkime manuale, on-line dhe interaktive me referencë median për shkëmbimet ndërmjet bibliotekave dhe funksione të tjera për të asistuar përdoruesit që të kenë akses ndaj materialeve të bibliotekës;
  • Realizojnë detyra tëngjashme.

Kërkesat

  • Të ketë arsimin e lartë në fushën përkatëse;
  • Kualifikimet e mëtejshme pasuniversitare përbëjnë avantazh për punësim dhe zhvillim në karrierë.

Profesionet në këtë grup

  • Bibliograf
  • Bibliotekar
  • Bibliotekar për katalogë
  • Bibliotekar për klasifikime
  • Dokumentist
  • Specialist katalogimi
  • Librar
  • Klasifikues
  • Krye bibliotekar

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye