2621Arkivistë dhe kuratorë

Grup njësi · 9 profesione

Përshkrimi

Arkivistët dhe kuratorët mbledhin, vlerësojnë dhe sigurojnë ruajtjen dhe mirëmbajtjen e përmbajtjes së arkivave, artifakteve dhe të dhënave historike, kulturore, administrative dhe interesit artistik të artit dhe objekteve të tjera. Ata planifikojnë, krijojnë dhe zbatojnë sisteme për mirëruajtjen e të dhënave dhe dokumenteve të vlefshme historike.

Detyrat kryesore

  • Vlerësojnë dhe ruajnë të dhënat për qëllime administrative, historike, ligjore, evidencash dhe qëllime të tjera;
  • Drejtojnë ose zhvillojnë indekse, bibliografi, kopjojnë mikrofilmat apo materiale të tjera dixhitale, si dhe referenca të tjera që ndihmojnë për të mbledhur materialin dhe ua vënë në dispozicion përdoruesve;
  • Kërkojnë origjinën, shpërndarjen dhe përdorimin e materialeve dhe objekteve të interesit kulturor dhe historik;
  • Organizojnë, zhvillojnë dhe mirëmbajnë koleksionet e artikujve me vlerë artistike, kulturore, shkencore dhe historike;
  • Drejtojnë ose ndërmarrin klasifikimin dhe katalogimin e koleksioneve të muzeut apo galerisë së arteve dhe organizojnë ekspozita;
  • Kërkojnë, vlerësojnë informacionin dhe zhvillojnë, organizojnë dhe mirëruajnë dokumente të rëndësishme historike si shkresa zyrtare, shkresa private, fotografi, harta, dorëshkrime dhe materiale audio-vizuale;
  • Përgatitin artikuj dhe raporte akademikë;
  • Planifikojnë dhe zbatojnë manaxhimin e kompjuterizuar të arkivave dhe të dhënave elektronike;
  • Organizojnë ekspozita në muzeume dhe galeri arti, duke promovuar ekspozitat dhe duke paraqitur në mënyrë të veçantë sende të interesit të përgjithshëm, për interesa tëveçanta apo për qëllime edukimit;
  • Vlerësojnë dhe përftojnë materiale arkivore për të ndërtuar dhe zhvilluar një koleksion për qëllime studimore.
  • Realizojnë detyra të tjera të ngjashme.

Kërkesat

  • Të ketë arsimin të lartë;
  • Kualifikimet e mëtejshme pasuniversitare përbëjnë avantazh për punësim dhe zhvillim në karrierë.

Profesionet në këtë grup

  • Arkivist
  • Kurator
  • Kurator në galeri artesh
  • Kurator në muze
  • Përgjegjës i galerisë së arteve
  • Përgjegjës muzeu
  • Restaurator arti
  • Restaurator
  • Manaxher të dhënash/dokumentesh historike

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye