1420Drejtues të tregtisë me pakicë dhe shumicë
Grup njësi · 5 profesione
Përshkrimi
Drejtuesi e tregtisë me shumicë dhe pakicë planifikojnë, organizojnë, bashkërendojnë dhe mbikëqyrin veprimtarinë e shoqërive/qendrave të mëdha të cilat kanë si objekt të veprimtarisë së tyre shitjen me shumicë ose pakicë tëprodukteve (të konsumit ose industriale) të ndryshme. Janë përgjegjës për buxhetet, personelin dhe për koordinimin e përgjithshëm midis sektorëve ose njësive të cilat shesin produkte të ndryshme, por që janë në varësi/administrim të të njëjtit drejtues.
Detyrat kryesore
- Përcaktojnë rrethin e produkteve të cilat do të ofrohen për tregtim në shoqërinë/qendrën të cilën ka në drejtim;
- Përcaktojnë nivelin e rezervës së mallrave që duhet të ketë shoqëria/qendra;
- Sigurojnë që mjediset janë mbajtur pastër dhe në kushte optimale;
- Hartojnë dhe zbatojnë politikat në lidhje me çmimet e produkteve;
- Bëjnë aktivitete në lidhje me reklamimin e mallrave dhe shërbimeve;
- Mbikëqyrin të gjitha aksionet financiare të shoqërisë si dhe sigurohen që të arkivohen dokumentet që lidhen me to;
- Përzgjedhin, pranojnë dhe vlerësojnë performancën e personelit me të cilin punojnë;
- Sigurojnë zbatueshmërinë e rregullave që lidhen me shëndetin dhe sigurinë në punë;
- Realizojnë përdorimin me eficiencë dhe efektivitet të burimeve financiare.
Kërkesat
- Preferohet arsimi lartë apo i mesëm në fushën e tregtisë;
- Të ketë eksperienca pune të mëparshme në të njëjtin pozicion ose pozicione të ngjashme;
- Aftësi te mira kompjuterike, njohja e programeve bazë;
- Kërkohet edhe njohja e gjuhës angleze;
- Të jetë i aftë fizikisht dhe mendërisht.
Informacion shtesë
Përbëjnë avantazhe për këto lloj pozicionesh aftësitë në komunikim, aftësitë organizative dhe manaxheriale, aftësia për të punuar në grup si dhe çdo aftësi tjetër që shkon në interes të shoqërisë/qendrës.
Profesionet në këtë grup
- Manaxher i shitjeve me pakicë
- Manaxher supermarketi
- Manaxher i shitjeve të artikujve ushqimor
- Manaxher tregtar të shitjeve me shumicë
- Manaxher dyqanesh

