1330Drejtues i shërbimit të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit

Grup njësi · 15 profesione

Përshkrimi

Drejtuesit e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit planifikojnë, drejtojnë dhe koordinojnë blerjen, zhvillimin, zbatimin dhe përdorimin e sistemeve kompjuterike dhe telekomunikacionit, qoftë si drejtues i një departamenti, një kompanie dhe apo një organizate që nuk ka nivele hierarkike manaxhimi.

Detyrat kryesore

  • Komunikojnë me përdoruesit, manaxherët, shitësit dhe teknicienët për nevojat e aksesit për kompjuterë apo sisteme kompjuterike dhe specifikojnë teknologjinë që përmbush këto nevoja;
  • Formulojnë dhe drejtojnë strategji, plane dhe politika për teknologjinë e informacionit dhe komunikimit (siç njihet TIK);
  • Drejtojnë përzgjedhjen dhe instalimin e burimeve TIK dhe përgatisin ose shpjegojnë manualin e trajnimit të përdoruesit;
  • Drejtojnë operacionet TIK, analizojnë fluksin e punës, vendosin prioritetet, zhvillojnë standardet dhe përcaktojnë afatet e këtyre operacioneve;
  • Mbikëqyrin sigurinë e sistemeve TIK;
  • Nënshkruajnë, rishikojnë, menaxhojnë dhe drejtojnë punën e analistëve të sistemit, programuesve dhe punonjësve të tjerë që kanë lidhje me kompjuterët;
  • Vlerësojnë përdorimin e teknologjisë së informacionit për organizatën dhe nevojat për përmirësime, përditësime të harduerëve dhe softuerëve;
  • Hartojnë dhe manaxhojnëbuxhetet, kontrollojnë shpenzimet dhe sigurojnë eficiencën e përdorimit të burimeve;
  • Krijojnë dhe drejtojnë procedura operative dhe administrative;
  • Mbikëqyrin përzgjedhjen, trajnimin dhe performancën e personelit;
  • Përfaqësojnë organizatën në konferenca, seminare dhe takime që kanë lidhje me TIK;
  • Përditësojnë njohuritë e tyre në këtë sektor që avancon me shpejtësi;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik në punë dhe rregullat e mbrojtjes së mjedisit;
  • Menaxhojnë personelin e tyre mbështetës;
  • Rritin aftësitë e tyre profesionale.

Kërkesat

  • Preferohet arsim i lartë, por edhe me arsim të mesëm profesional mund të hyhet në profesion;
  • Kurse dhe trajnime profesionale përbëjnë avantazh;
  • Aftësi për të vepruar;
  • Aftësi drejtuese dhe komunikuese.

Informacion shtesë

Një individ mund ta nisë punën si teknik i teknologjisë së informacionit dhe komunikimit ose TIK duke pasur vetëm arsim të mesëm. Falë kurseve profesionale dhe rritjes së njohurive dhe kualifikimeve të saj/tij, si dhe eksperiencës ajo/ai mund të punësohet si specialist i teknologjisë TIK dhe më pas edhe si drejtues i TIK.

Profesionet në këtë grup

  • Drejtor i Drejtorisë së Menaxhimit të Informacionit dhe Mbrojtjes së të Dhënave
  • Drejtor në komunikacion/shërbimi i telekomunikacionit
  • Drejtor në komunikacion/shërbimi postar
  • Drejtor në shërbime informatike
  • Drejtor programacioni radio-televizive
  • Manaxher për zhvillim aplikacionesh
  • Drejtor informacioni
  • Manaxher i operacioneve të dhënave
  • Manaxher i përpunimit të të dhënave
  • Manaxher për zhvillim TIK
  • Drejtor i sistemit të informacionit
  • Manaxher i teknologjisë së informacionit
  • Drejtor i shërbimeve të internetit
  • Manaxher rrjeti
  • Drejtor lajmesh

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye