133Drejtues të shërbimit të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit

Grup i vogël · 1 Nëngrupe

Përshkrimi

Drejtuesit e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit planifikojnë, drejtojnë dhe koordinojnë blerjen, zhvillimin, zbatimin dhe përdorimin e sistemeve kompjuterike dhe telekomunikacionit, qoftë si drejtues i një departamenti, një kompanie dhe apo një organizate që nuk ka nivele hierarkike manaxhimi.

Detyrat kryesore

  • Konsultohen me përdoruesit, manaxherët, shitësit dhe teknicienët për të vlerësuar nevojat e kompjuterëve apo sistemeve kompjuterike, si dhe specifikojnë teknologjinë që përmbush këto nevoja;
  • Formulojnë dhe drejtojnë strategji, plane dhe politika për teknologjinë e informacionit dhe komunikimit (TIK);
  • Drejtojnë përzgjedhjen dhe instalimin e burimeve TIK dhe përgatisin ose shpjegojnë manualin e trajnimit të përdoruesit;
  • Drejtojnë operacionet TIK, analizojnë fluksin e punës, vendosin prioritetet, zhvillojnë standardet dhe përcaktojnë afatet e këtyre operacioneve;
  • Mbikëqyrin sigurinë e sistemeve TIK;
  • Nënshkruajnë, rishikojnë, menaxhojnë dhe drejtojnë punën e analistëve të sistemit, programuesve dhe punonjësve të tjerë që kanë lidhje me kompjuterët;
  • Vlerësojnë përdorimin e teknologjisë së informacionit për organizatën dhe nevojat për përmirësime, përditësime të harduerëve dhe softuerëve;
  • Hartojnë dhe manaxhojnë buxhetet, kontrollojnë shpenzimet dhe sigurojnë eficiencën e përdorimit të burimeve;
  • Krijojnë dhe drejtojnë procedura operative dhe administrative;
  • Mbikëqyrin përzgjedhjen, trajnimin dhe performancën e personelit;
  • Përfaqësojnë organizatën në konferenca, seminare dhe takime që kanë lidhje me TIK;
  • Përditësojnë njohuritë e tyre në këtë sektor që avancon me shpejtësi;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik në punë dhe rregullat e mbrojtjes së mjedisit.

Kërkesat

  • Preferohet arsim i lartë;
  • Kurse dhe trajnime profesionale;
  • Aftësi për të vepruar;
  • Aftësi drejtuese dhe komunikuese

Informacion shtesë

Një individ mund ta nisë punën si teknik i teknologjisë së informacionit dhe komunikimit ose TIK duke pasur vetëm arsim të mesëm profesional. Falë kurseve profesionale dhe rritjes së njohurive dhe kualifikimeve, si dhe eksperiencës mund të punësohen si specialistë të teknologjisë TIK dhe më pas edhe si Drejtues i TIK.

Grupet në këtë grup

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye