1120Drejtues ekzekutivë dhe manaxherë

Grup njësi · 59 profesione

Përshkrimi

Drejtuesit ekzekutiv dhe manaxherët përcaktojnë, përpilojnë dhe mbikëqyrin zbatimin e politikave dhe objektivave të shoqërive private ose shtetërore që ata drejtojnë.

Ata koordinojë dhe vlerësojnë aktivitetin e përgjithshëm të shoqërive të tyre duke ndjekur rregullat dhe drejtimet kryesore që përcakton asambleja e përgjithshme ose bordi i drejtorëve, si dhe duke mbajtur përgjegjësi për rezultatet dhe veprimet e bëra në emër dhe për llogari të shoqërisë.

Detyrat kryesore

  • Planifikojnë, drejtojnë dhe koordinojnë funksionimin e përgjithshëm të një shoqërie private ose shtetërore;
  • Bëjnë rishikimin e veprimtarive dhe rezultateve të shoqërisë dhe raportojnë për ecurinë e saj para asamblesë së përgjithshme ose bordit të drejtorëve;
  • Përcaktojnë politikat e përgjithshme duke vendosur objektivat, strategjitë dhe programet që duhet të ndjekë shoqëria private ose shtetërore;
  • Sigurojnë një drejtim dhe manaxhim të vazhdueshëm për shoqërinë;
  • Autorizojnë përdorimin e burimeve financiare dhe njerëzore me qëllim zbatimin e politikave të shoqërisë dhe arritjen e rezultateve;
  • Përgatitin raportet e vlerësimit të ecurisë së shoqërisë/ndërmarrjes dhe ia paraqesin ato asamblesë së përgjithshme ose bordit të drejtorëve;
  • Bëjnë konsultime me personelin e tij dhe marrin në shqyrtim sugjerimet dhe rekomandimet e tyre duke bërë edhe vlerësimet përkatëse;
  • Përfaqësojnë shoqërinë në marrëdhënie me institucionet shtetërore, në negociata, diskutime, seminare profesionale, dëgjime publike dhe forume;
  • Zgjedhin dhe pranojnë në detyrë personelin drejtues të shoqërisë ose ndërmarrjes;
  • Sigurojnë që veprimtaria e shoqërisë të plotësojë kërkesat e kuadrit ligjor në fuqi.

Kërkesat

  • Të kenë përfunduar studimet universitare dhe të jenë të pajisur me një diplomë të studimeve “master shkencor” ose “master i arteve” apo të barasvlershme me to, sipas kuadrit ligjor të arsimit të lartë;
  • Aftësi të mira kompjuterike, njohja e programeve bazë;
  • Të kenë përvojë profesionale dhe kualifikime profesionale të profilit;
  • Kërkohen eksperienca pune në vende të njëjta ose të ngjashme, si dhe vjetërsia në punë;
  • Të mos kenë masa disiplinore në fuqi, kur është nëpunës në administratën publike;
  • Të jenë të aftë fizikisht dhe mendërisht.

Informacion shtesë

Drejtor ekzekutiv dhe manaxher është një profesion i cili kërkon profesionistë të specializuar dhe pranimi në këto pozicione pune bëhet në bazë të kritereve profesionale. Drejtorët ekzekutivë dhe Manaxherët duhet të kenë aftësi të mira organizative dhe manaxheriale.

Përbën avantazh, për këtë lloj profesioni, njohja e mirë e kuadrit ligjor në fuqi dhe gjuhët e huaja.

Profesionet në këtë grup

  • Drejtor ekzekutiv në aktivitete ndërtimi
  • Drejtor ekzekutiv në aktivitete kulturore
  • Drejtor ekzekutiv në arsim
  • Drejtor ekzekutiv në depozitim/magazinim
  • Drejtor ekzekutiv në ndërmarrje industriale
  • Drejtor ekzekutiv në punime publike
  • Drejtor ekzekutiv në transport
  • Drejtor ekzekutiv në transport mallrash
  • Drejtor ekzekutiv në transport naftësjellës dhe gazsjellës
  • Drejtor ekzekutiv në tregti
  • Drejtor i përgjithshëm në korporata energjetike
  • Drejtor i përgjithshëm në ndërmarrjeje
  • Drejtor i përgjithshëm në bashki
  • Drejtor i përgjithshëm në bujqësi
  • Drejtor i përgjithshëm në hekurudhë
  • Drejtor i përgjithshëm në hoteleri
  • Drejtor i përgjithshëm në komunikacion/shërbimi i telekomunikacionit
  • Drejtor i përgjithshëm në komunikacion/shërbimi postar
  • Drejtor i përgjithshëm në multimedia
  • Drejtor i përgjithshëm në shërbime pastrimi
  • Drejtor i përgjithshëm në shërbime shëndetësore
  • Drejtor i përgjithshëm për aktivitete sportive
  • Kancelar në universitete
  • President organizate
  • President ndërmarrjeje
  • Rektor universiteti
  • Sipërmarrës
  • Administrator
  • Manaxher
  • Zëvendës rektor
  • Kancelar
  • Përgjegjës departamenti në institucionet e arsimit të lartë
  • Kryetar dege
  • Drejtor i përgjithshëm në peshkim
  • Drejtor i Laboratorit Doganor
  • Drejtor i Përgjithshëm për Shërbimet Mbështetëse
  • Drejtor Rajonal Tatimor
  • Drejtues i Drejtorisë së Policisë Vendore
  • Drejtues i Drejtorisë së Shërbimeve Operacionale
  • Drejtues Sekretariati
  • Drejtues të Policisë Shkencore
  • Drejtues të Standardeve Profesionale
  • Drejtues të Studimeve Strategjike
  • Kryetar Dege Doganore
  • Kryetar Dogane
  • Përgjegjës i Operacioneve Doganore
  • Shef i Komisariatit për Kufirin dhe Migracionin
  • Shef i Komisariatit të Policisë
  • Drejtor i Përgjithshëm në Drejtorinë e Përgjithshme Detare
  • Drejtor i forcave te sigurisë portuale
  • Zëvendës Drejtor i forcave te sigurisë portuale
  • Kapiten i porteve
  • Drejtor i Përgjithshëm në Sigurime
  • Shef i Stacionit të Policisë
  • Guvernator Banke
  • Drejtor i përgjithshëm në institucione financiare
  • Drejtor i shërbimeve aeroportuale
  • Drejtor
  • Drejtor (Autoriteti Shtetëror) i Sigurisë Detare

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye