112Drejtues ekzekutivë dhe manaxherë
Grup i vogël · 1 Nëngrupe
Përshkrimi
Drejtuesit ekzekutivë dhe manaxherët përcaktojnë, përpilojnë, rishikojnë, drejtojnë drejtpërdrejtë interpretimin dhe zbatimin e politikave dhe planeve, koordinojnë dhe vlerësojë aktivitetet e përgjithshme të ndërmarrjeve apo organizatave (përveç organizatave të interesit të veçantë dhe departamenteve qeveritare) me mbështetjen e manaxherëve të tjerë, zakonisht brenda udhëzimeve të përcaktuara nga një bord i drejtorëve ose një organ qeverisës, për të cilin ata janë përgjegjës për veprimet e ndërmarra dhe rezultatet.
Detyrat kryesore
- Planifikojnë drejtimin, koordinimin e funksionimin e përgjithshëm të një ndërmarrjeje ose organizatë;
- Raportojnë në bordet e drejtorëve dhe organeve drejtuese objektivat, strategjitë, veprimtarinë dhe rezultatet e ndërmarrjes apo organizatë;
- Përcaktojnë politikat dhe programet për ndërmarrje ose organizatën;
- Sigurojnë drejtimin e përgjithshëm dhe manaxhimin e ndërmarrjes apo organizatës;
- Krijojnë dhe menaxhojnë buxhetin duke kontrolluar shpenzimet për të siguruar përdorimin efikas të burimeve njerëzore dhe financiare, materiale etj.;
- Monitorojnë dhe vlerësojnë performancën e organizatës ose ndërmarrjes, kundrejt objektivave dhe politikave të paracaktuara;
- Konsultohen me personelin e lartë apo vartës dhe koordinojnë veprimtarinë ndërmjet tyre;
- Rishikojnë veprimtarinë, rezultatet, rekomandimet dhe raportet e ndërmarrjes apo organizatës;
- Përfaqësojnë organizatën në raste zyrtare, në negociata, në konventat, seminare dhe forume;
- Zgjedhin apo miratojnë përzgjedhjen e personelit;
- Sigurojnë veprimtarinë e organizatës në përputhje me legjislacionin dhe rregulloret përkatëse;
- Promovojnë interesat e ndërmarrjes apo organizatës;
- Realizojnë detyra të ngjashme;
- Mbikëqyrin punëtorë të tjerë.
Kërkesat
- Zakonisht kërkohet përfundimi i arsimit të lartë;
- Të jetë mbi 18 vjeç;
- Të jetë i aftë fizikisht dhe mendërisht.

