0319Pozicione të Forcave të Armatosura, rangje të tjera

Grup njësi · 2 profesione

Përshkrimi

Pozicione të Forcave të Armatosura, rangje të tjera në FA zbatojnë disiplinën ushtarake dhe Mbikëqyrin aktivitetet e atyre që janë të punësuar në forcat e armatosura, në nivele të tjera dhe/ose performojnë detyra të ngjashme si ato që performohen në një sërë pozicionesh civile jashtë Forcave të Armatosura.

Detyrat kryesore

Ndjekin studimet në shkollën ushtarake shqiptare ose në shkolla ushtarake me të cilat shtetit shqiptar ka marrëveshje dypalëshe;

  • Mbajnë uniformën dhe simbolet e gradës së studentit të akademisë ushtarake shqiptare sipas marrëveshjeve dypalëshe me vendet pritëse;
  • Bëhen pjesë e mobilizimit të përgjithshëm apo të pjesshëm në rast se shpallet gjendje lufte;
  • Kryejnë detyra specifike sipas pozicionit që mbulojnë.

Kërkesat

  • Të jetë vetëm shtetas shqiptar;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të përmbushë kërkesat ligjore për nivelin arsimor;
  • Të ketë përputhshmëri gradë-funksion-specialitet për vendin përkatës të punës;
  • Të jetë i aftë nga ana shëndetësore;
  • Të mos jetë dënuar me vendim gjykate të formës së prerë për kryerjen e një krimi;
  • Të jetë i pajisur me certifikatë sigurie;
  • Të mos ketë filluar procedim penal ndaj tij;
  • Të ketë nivelin e kërkuar të Anglishtes për pozicionin e punës.

Profesionet në këtë grup

  • Kadet
  • Rekrut

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye