0311Ushtar aktiv
Grup njësi · 4 profesione
Përshkrimi
Ushtarët aktivë në FA zbatojnë disiplinën ushtarake dhe/ose performojnë detyra të ngjashme si ato që performohen në një sërë pozicionesh civile jashtë Forcave të Armatosura. Ky grup përfshin të gjithë anëtarët e FA që kanë gradën e Ushtarit të IV, III, II dhe I, në Forcat Tokësore/Ajrore dhe Detar të IV, III, II dhe I në Forcat Detare.
Detyrat kryesore
- Marrin pjesë në stërvitjen bazë kur janë rekrutë;
- Ndjekin udhëzimet e eprorit sipas detyrës që mbulojnë;
- Marrin pjesë në misione të caktuara ushtarake sipas nevojave të shtetit shqiptar;
- Bëhen pjesë e mobilizimit të përgjithshëm apo të pjesshëm në rast se shpallet gjendje lufte;
- Realizojnë detyra specifike sipas pozicionit që mbulojnë.
Kërkesat
- Të jetë vetëm shtetas shqiptar;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të përmbushë kërkesat ligjore për nivelin arsimor;
- Të ketë përputhshmëri gradë-funksion-specialitet për vendin përkatës të punës;
- Të jetë i aftë nga ana shëndetësore;
- Të mos ketë filluar procedim penal ndaj tij.
Profesionet në këtë grup
- Automatiks
- Artiljer
- Roje
- Radist

