Fjalor i profesioneve ne Shqiperi

Planifiko të ardhmen tënde!


Merr informacionin e duhur mbi profesionet në tregun e punës në Shqipëri. Shiko cili është profesioni që të përshtatet më tepër dhe gjej veten në tregun e vendit.


Nis duke kërkuar profesion më të mirë,
Bëhu vizionar!

Fillo!

Përshkrim i përgjithshëm

Punëtorët për shitje dhe shërbime të ndryshme në rrugë shesin artikuj ushqimor dhe jo ushqimor në rrugë dhe në vende të tjera publike si p.sh. në stacione të ndryshme, blejnë dhe sigurojnë materiale të nevojshme për kryerjen e këtyre shërbimeve, shpërndajnë fletëpalosje të ndryshme dhe gazeta, ofrojnë shërbime lustrimi të këpucëve, larje të makinave, xhamave të tyre. Ata kryejnë punë që kërkojnë aftësi fizike dhe pak njohuri. Ata mund të punësohen në kompani shërbimesh, në rrugë, në vende të tjera publike apo të vetëpunësohen.

  • Shesin artikuj të ndryshëm ushqimor në rrugë;
  • Shesin artikuj të ndryshëm jo-ushqimor në rrugë;
  • Ngarkojnë dhe shkarkojnë artikuj për shitje dhe kryejnë transportimin e tyre;
  • Marrin, blejnë materiale të nevojshme për kryerjen e shërbimeve;
  • Ofrojnë shërbime për njerëzit në rrugë si p.sh. lustrim të këpucëve;
  • Ofrojnë shërbime pastrimi, larje e lustrim të makinave dhe xhamave të tyre;
  • Ndihmojnë drejtuesit e automjeteve për të gjetur një vend parkimi dhe i ruajnë ato të mos dëmtohen gjatë mungesës së shoferit;
  • Shpërndajnë fletëpalosje të ndryshme dhe gazeta;
  • Kryejnë marrjen e menjëhershme të pagesës;
  • Realizojnë detyra të ngjashme;
  • Mbikëqyrin punëtorët e tjerë;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.
  • Zakonisht kërkohet përfundimi i arsimit të detyruar.
  • Të jetë e/i aftë fizikisht dhe mendërisht.

Shikoni për profesione të ngjashme:
Punëtorë (Profesione elementare)