Fjalor i profesioneve ne Shqiperi

Planifiko të ardhmen tënde!


Merr informacionin e duhur mbi profesionet në tregun e punës në Shqipëri. Shiko cili është profesioni që të përshtatet më tepër dhe gjej veten në tregun e vendit.


Nis duke kërkuar profesion më të mirë,
Bëhu vizionar!

Fillo!

Përshkrim i përgjithshëm

Punëtorët e shërbimeve dhe ndihmësit kryejnë detyra të ndryshme në shtëpi, hotele, zyra, spitale dhe institucione të tjera, si dhe në avionë, trena, tramvaje dhe automjete të ngjashme për të mbajtur pastër ambiente të brendshme. Ata kryejnë shërbime ndihmëse për gatim në shtëpi, restorant, hotele etj., kryesisht punë që kërkojnë aftësi fizike dhe pak njohuri. Ata mund të punësohen në kompani të punimeve dhe shërbimeve të ndryshme, apo të vetëpunësohen.

  • Kryejnë shërbime të ndryshme pastrimi në shtëpi, hotele dhe zyra;
  • Kryejnë shërbime ndihmëse për gatim në shtëpi;
  • Kryejnë shërbime të tjera ndihmëse në shtëpi;
  • Pastrojnë dhoma në hotel;
  • Kryejnë shërbime të ndryshme ndihmëse në hotele;
  • Kryejnë shërbime pastrimi në restorant;
  • Kryejnë shërbime ndihmëse për gatim në restorant;
  • Kryejnë shërbime pastrimi në zyra apo institucione të tjera;
  • Kryejnë shërbime pastrimi të automjeteve;
  • Kryejnë shërbime pastrimi të dritareve apo vetratave;
  • Lajnë dhe hekurosin rroba;
  • Kryejnë shërbime pastrimi të tapeteve, kolltukëve, divaneve etj;
  • Kryejnë shërbime pastrimi në lulishte;
  • Kryejnë shërbime pastrimi në plazh;
  • Kryejnë shërbime pastrimi të rrugëve;
  • Kryejnë shërbime pastrimi të terreneve sportive;
  • Kryejnë shërbime ndihmëse, pastrimi në fabrika;
  • Realizojnë detyra të ngjashme;
  • Mbikëqyrin punëtorët e tjerë;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.
  • Zakonisht kërkohet përfundimi i arsimit të detyruar.
  • Të këtë një kualifikim profesional në këtë fushë.
  • Të jetë e/i aftë fizikisht dhe mendërisht.

Shikoni për profesione të ngjashme:
Punëtorë (Profesione elementare)