Fjalor i profesioneve ne Shqiperi

Planifiko të ardhmen tënde!


Merr informacionin e duhur mbi profesionet në tregun e punës në Shqipëri. Shiko cili është profesioni që të përshtatet më tepër dhe gjej veten në tregun e vendit.


Nis duke kërkuar profesion më të mirë,
Bëhu vizionar!

Fillo!

Përshkrim i përgjithshëm

Montuesit merren me montimin dhe riparimin e makinerive dhe pajisjeve të ndryshme industriale apo bujqësore sipas disa procedurave të paracaktuara. Ato punojnë me këto makineri ose i monitorojnë ato, si dhe kryejnë shërbime të mirëmbajtjes periodike të makinerive dhe pajisjeve sipas afateve dhe procedurave të përcaktuara. Ata mund të punësohen në kompani të ndryshme industriale, në kompani të prodhimeve bujqësor apo të vetëpunësohen.

  • Lexojnë skemën përkatëse të makinerisë që do të montojnë apo punojnë;
  • Kontrollojnë pjesët e makinerisë para fillimit të punës;
  • Montojnë dhe riparojnë makineri dhe pajisje industriale sipas procedurave të përcaktuara;
  • Montojnë dhe riparojnë pajisje dhe makineri elektrike si: gjeneratorë, transformatorë etj. sipas procedurave të përcaktuara;
  • Montojnë dhe riparojnë pajisje elektronike, pajisje mikro-elektronike, pajisje audio-vizuale, fotokopjeje etj. sipas procedurave të përcaktuara;
  • Montojnë dhe riparojnë makineri shtypshkrimi sipas procedurave të përcaktuara;
  • Montojnë dhe riparojnë makineri të përpunimit të tekstilit, lëkurës sipas procedurave të përcaktuara;
  • Montojnë dhe riparojnë makineri të përpunimit të letrës sipas procedurave të përcaktuara;
  • Montojnë dhe riparojnë makineri të prodhimeve të drurit sipas procedurave të përcaktuara;
  • Montojnë dhe riparojnë makineri dhe pajisje për prodhime metalike, plastike dhe kauçuk sipas procedurave të përcaktuara;
  • Montojnë dhe bashkojnë linja kabllore për shërbime të ndryshme sipas procedurave të përcaktuara;
  • Montojnë dhe riparojnë makineri dhe pajisje bujqësore sipas procedurave të përcaktuara;
  • Kryejnë shërbime të mirëmbajtjes periodike të makinerive dhe pajisjeve sipas afateve dhe procedurave të përcaktuara;
  • Pastrojnë dhe mirëmbajnë vendin e punës, mjetet e punës dhe i lënë ato në gjendje të gatshme për punë;
  • Monitorojnë makineri dhe pajisje industriale;
  • Realizojnë detyra të ngjashme;
  • Mbikëqyrin punëtorët e tjerë;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.
  • Zakonisht kërkohet përfundimi i një shkolle profesionale në këtë fushë.
  • Të ketë kryer një kurs formimi profesional për këtë profesion.
  • Të jetë e/i aftë fizikisht dhe mendërisht.

Shikoni për profesione të ngjashme:
Punonjës të montimit dhe përdorimit të makinerive dhe pajisjeve