Fjalor i profesioneve ne Shqiperi

Planifiko të ardhmen tënde!


Merr informacionin e duhur mbi profesionet në tregun e punës në Shqipëri. Shiko cili është profesioni që të përshtatet më tepër dhe gjej veten në tregun e vendit.


Nis duke kërkuar profesion më të mirë,
Bëhu vizionar!

Fillo!

Përshkrim i përgjithshëm

Punonjësit e kualifikuar të bujqësisë të orientuar drejt tregut planifikojnë, organizojnë dhe kryejnë operacione bujqësore për të kultivuar dhe korrur të mbjellat, vjelë pemët, presin shkurret, mbledhin dhe mbjellin fruta të egra. Ata rrisin, kujdesen apo gjuajnë kafshët dhe shpendët, prodhojnë një shumëllojshmëri të produkteve bujqësore dhe shtazore për shitje, si dhe kultivojnë, ruajnë dhe shfrytëzojnë pyjet, shesin apo shpërndajnë, në baza të rregullta tek blerësit me shumicë e pakicë, kryejnë marketing të produkteve të tyre për treg. Ata mund të punësohen në kompani prodhimesh e shërbimesh të produkteve bujqësore dhe blegtorale apo të vetëpunësohen.

    Punonjësit e kualifikuar të bujqësisë për treg kryejnë një pjesë ose tërësinë e funksioneve të mëposhtme, sipas mënyrës së organizimit të punës:
  • Përgatitin tokën për mbjellje;
  • Bëjnë shtimin e kulturave të gjelbërimit me fara, në mënyrë vegjetative, me zhardhok (qepujkë), etj;
  • Kryejnë mbjelljen e farave dhe kalemave, sipas llojit, kushteve dhe kërkesave të tyre (temperatura e tokës etj.);
  • Kultivojnë perime, bimë të arave, lule dhe bimë dekorative;
  • Kryejnë shërbimet e nevojshme për rritjen dhe zhvillimin e kulturave të gjelbërimit dhe bimëve dekorative (vaditjen, prashitjen, heqjen e barërave të këqija dhe gjetheve të thara, plehërimin, krasitjen, spërkatjen me pesticide, etj.);
  • Krijojnë kushtet e përshtatshme në sera (hijezim, ajrim, ngrohje, lagësht
  • sipas llojit të kulturave të gjelbërimit dhe bimëve dekorative;
  • Kryejnë shartime në kultura të caktuara të gjelbërimit në periudhën e përshtatshme;
  • Kultivojnë, ruajnë dhe shfrytëzojnë pyjet;
  • Rritin dhe kujdesen për kafshët, shpendët, bletët, krimbat e mëndafshit, etj.
  • Prodhojnë një shumëllojshmëri të produkteve bujqësore dhe shtazore për shitje;
  • Shesin, shpërndajnë apo bëjnë marketing për produktet e veta;
  • Ruajnë llojshmërinë e florës dhe faunës sonë;
  • Ruajnë dhe mirëmbajnë veglat e punës;
  • Realizojnë detyra të tjera të ngjashme;
  • Mbikëqyrin punëtorët e tjerë;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.
    a. Zakonisht kërkohet përfundimi i një shkolle profesionale në këtë fushë. b. Në rastin e dipllomimit në shkolla të mesme të përgjithshme të ketë kryer edhe një kurs formimi profesional për këtë profesion. c. Të jetë e/i aftë fizikisht dhe mendërisht.

Shikoni për profesione të ngjashme:
Punonjës të kualifikuar të bujqësisë, pyjeve dhe peshkimit