Nis duke kërkuar profesion më të mirë,
Bëhu vizionar!
Punonjësit e kujdesit personal ofrojnë kujdes për fëmijët, për personat me aftësi të kufizuara, për të moshuarit dhe kryejnë detyra të ndryshme ndihmëse në kujdesin shëndetësor në klinikë, në spitale dhe institucione të tjera të shëndetësisë, si dhe ofrojnë kujdes personal në shtëpi. Ata u ofrojnë ndihmë profesionistëve në veterinari e farmaci. Ata mund të punësohen në kompani shërbimesh të kujdesit personal, në spitale, klinika, farmaci etj., apo të vetëpunësohen.