Fjalor i profesioneve ne Shqiperi

Planifiko të ardhmen tënde!


Merr informacionin e duhur mbi profesionet në tregun e punës në Shqipëri. Shiko cili është profesioni që të përshtatet më tepër dhe gjej veten në tregun e vendit.


Nis duke kërkuar profesion më të mirë,
Bëhu vizionar!

Fillo!

Përshkrim i përgjithshëm

Punonjësit e shitjeve ofrojnë shërbime për shitjen e mallrave në dyqanet me shumicë ose me pakicë, shesin mallra në tregjet ose në vende të tjera (derë më derë). Ata kryejnë shitje nëpërmjet telefonit ose qendrave të kontaktit të konsumatorëve duke demonstruar dhe ekspozuar mallrat për konsumatorët potencial. Ata shesin dhe shërbejnë ushqime të shpejta për konsum në sportele dhe në rrugë. Shesin bileta dhe japin informacione lidhur me shërbimet e ndryshme, oraret e kryerjes së veprimtarive të ndryshme kulturore dhe sportive që kryhen në njësinë e tij, oraret e nisjes së mjeteve të ndryshme të transportit ose informacione të tjera shtesë. Kur është e nevojshme përgatisin faturat, biletat dhe kryejnë marrjen e pagesave për mallra ose shërbime të blerjes në ndërmarrje, dyqane, zyra apo njësi të tjera shërbimi shitjeje. Ata mund të punësohen në kompani shërbimesh, shërbimesh tregtare, institucione të ndryshme apo të vetëpunësohen.

  • Mbikëqyrin dyqanin apo njësinë e vetë të shërbimit;
  • Demonstrojnë dhe ekspozojnë mallra për konsumatorët potencial;
  • Asistojnë klientin për blerjen që do të bëjë duke dhënë informacionin e duhur për mallrat dhe produktet e njësisë së vetë të shërbimit;
  • Shesin mallra në dyqanet me shumicë ose me pakicë;
  • Shesin mallra në tregjet ose në vende të tjera (derë më derë), nëpërmjet telefonit ose qendrat e kontaktit të konsumatorëve;
  • Shpërndajnë mallra me pakicë sipas porosive të marra më parë;
  • Përgatitin dhe shërbejnë ushqim të shpejtë për konsum në sportele dhe në rrugë;
  • Blejnë (ose kontraktojnë me furnizues të rregull
  • produktet që kanë për të shitur;
  • Ruajnë mallrat apo produktet ushqimore në kushtet e duhura për tregtim;
  • Ata regjistrojnë dhe pranojnë pagesën për mallrat dhe shërbimet e blera;
  • Kryejnë paketimin e mallrave të shitura;
  • Lëshojnë bileta për transportin që do të kryhet sipas kërkesave të klientit;
  • Shesin bileta për frekuentimin e ngjarjeve kulturore dhe sportive;
  • Japin, lëshojnë faturën ose biletën përkatëse për shërbimin e kryer;
  • Bëjnë numërimin dhe regjistrimin parave të marra ose të paguara;
  • Pastrojnë dhe mirëmbajnë vendin, mjetet dhe pajisjet e punës;
  • Realizojnë detyra të tjera të ngjashme;
  • Mbikëqyrin punëtorët e tjerë;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.
  • Zakonisht kërkohet përfundimi i një shkolle profesionale në këtë fushë (ekonomik
  • .
  • Të ketë kryer një kurs formimi profesional për këtë profesion.
  • Të jetë e/i aftë fizikisht dhe mendërisht.

Shikoni për profesione të ngjashme:
Punonjës të shitjeve dhe të shërbimeve