Fjalor i profesioneve ne Shqiperi

Planifiko të ardhmen tënde!


Merr informacionin e duhur mbi profesionet në tregun e punës në Shqipëri. Shiko cili është profesioni që të përshtatet më tepër dhe gjej veten në tregun e vendit.


Nis duke kërkuar profesion më të mirë,
Bëhu vizionar!

Fillo!

Përshkrim i përgjithshëm

Punonjësit e shërbimeve personale kryejnë shërbime dhe mbrojtje vetiake që lidhen me administrimin, apo mirëmbajtjen e shtëpisë, hotelit, apo të njësisë së shërbimeve, merren me përgatitje dhe shërbimin e ushqimit dhe të pijeve. Ata kujdesen për fëmijët, japin kujdes fillestar të nevojshëm të infermierisë në shtëpi ose në institucione, kryejnë shërbime të kujdesit vetiak siç janë rregullimi i flokëve, apo trajtimet e bukurisë, balsamimi, shërbimet mortorë, mbrojtja e njerëzve dhe e pasurisë nga zjarri dhe veprimet e paligjshme si edhe kontrolli i zbatimit të ligjit dhe të rendit. Ata mund të punësohen në kompani të shërbimeve vetiake, të shërbimeve të mbrojtjes, të ruajtjes së rendit, apo të vetëpunësohen.

  • Organizojnë shërbime gjatë udhëtimit, në shtëpi, në hotel, restorant, etj.,
  • Ofrojnë shërbime gjatë udhëtimit, në shtëpi, në hotel, restorant, etj.,
  • Përgatitin dhe shërbejnë ushqim dhe pije,
  • Japin kujdes vetiak dhe shëndetësor në shtëpi ose në institucione,
  • Pastrojnë, administrojnë, apo mirëmbajnë shtëpinë,
  • Japin kujdes për fëmijët,
  • Kryejnë trajtime bukurie si dhe rregullim të flokëve,
  • Kryejnë balsamim dhe rregullime në shërbimet mortorë,
  • Kryejnë mbrojtjen e njerëzve dhe të pasurisë nga zjarri dhe nga veprimet e paligjshëm,
  • Ruajnë rendin dhe qetësinë publike duke u kujdesur për zbatimin e ligjit,
  • Pastrojnë dhe mirëmbajnë vendin, mjetet dhe pajisjet e punës,
  • Kryejnë detyra të tjera të ngjashme,
  • Mbikëqyrin punëtorët e tjerë,
  • Zbatojnë rregullat e sigurisë teknike dhe të mbrojtjes së mjedisit.
  • Zakonisht kërkohet që të kenë përfunduar një shkollë profesionale në fushën përkatëse,
  • Të kenë kryer një kurs formimi të specializuar për këtë profesion,
  • Të jenë të aftë fizikisht dhe mendërisht.

Shikoni për profesione të ngjashme:
Punonjës të shitjeve dhe të shërbimeve