Fjalor i profesioneve ne Shqiperi

Planifiko të ardhmen tënde!


Merr informacionin e duhur mbi profesionet në tregun e punës në Shqipëri. Shiko cili është profesioni që të përshtatet më tepër dhe gjej veten në tregun e vendit.


Nis duke kërkuar profesion më të mirë,
Bëhu vizionar!

Fillo!

Përshkrim i përgjithshëm

Nëpunësit dhe mbështetësit e zyrave regjistrojnë, organizojnë, ruajnë, llogarisin dhe interpretojnë informacione të lidhura me punën e kryer, llogarisin të dhëna financiare, statistikore dhe të dhëna të tjera numerike sipas një procedure të përcaktuar më parë me mjetet dhe aparaturat përkatëse, kryejnë detyra të sekretarisë edhe duke përgatitur e kontrolluar materialet për printim. Ata/ato merren me regjistrimin dhe llogaritjen e kontabilitetit, plotësimin e librave të kontabilitetit, mbajnë evidenca mbi orarin e prodhimit, nivelin e stokut dhe dërgesat e mallrave; mbajnë evidenca të aspekteve operacionale dhe koordinimit të kohës në transportimin e udhëtarëve dhe të mallrave, realizojnë detyra të nëpunësisë të burimeve njerëzore, të nëpunësit në bibliotekë, të shërbimeve postare duke plotësuar dokumentet përkatëse. Ata/ato mund të punësohen në kompani shërbimesh financiare, transporti, postare dhe institucione të tjera apo të vetëpunësohen.

  • Organizojnë punën në zyrën e vetë;
  • Regjistrojnë të dhëna financiare dhe mbajnë llogarinë e njësisë së vetë të shërbimit;
  • Regjistrojnë dhe sistemojnë mallrat në magazina;
  • Llogarisin dhe regjistrojnë pagat në njësinë e vetë të shërbimit;
  • Regjistrojnë të dhëna statistikore dhe financiare në bankë apo në institucione të tjera financiare;
  • Regjistrojnë të dhëna në shërbimet e hipotekës dhe u shërbejnë klientëve sipas kërkesës së tyre;
  • Regjistrojnë të dhëna në shërbimet e transportit për kohën dhe volumin e punës së kryer;
  • Mbikëqyrin dhe kontrollojnë transportin automobilistik, hekurudhor, ajror, ujor;
  • Përcaktojnë dhe rregullojnë oraret e lëvizjes për mjetet e transportit automobilistik, hekurudhor, ajror, ujor;
  • Japin informacione lidhur me oraret e lëvizjes për mjetet e transportit automobilistik, hekurudhor, ajror, ujor;
  • Planifikojnë dhe llogaritin kostot e prodhimit në njësinë e vetë të shërbimit;
  • Arkivojnë, sistemojnë dhe mirëmbajnë libra në biblioteka dhe kryejnë shërbimet e nevojshme për klientët;
  • Kryejnë arkivime elektronike të bibliotekave;
  • Kryejnë përgatitjen e dërgesave postare dhe shërbimet e tjera në përputhje me procedurat e përcaktuara më parë;
  • Kodifikojnë dhe përpunojnë të dhënat e kodifikuara;
  • Regjistrojnë dhe konvertojnë të dhënat (nga karta në shirit dhe anasjellta
  • ;
  • Regjistrojnë të dhëna të ndryshme në kompjuter;
  • Japin informacione për shërbimet që kryhen në njësinë e vetë;
  • Përgatisin evidenca dhe fatura të ndryshme administrative;
  • Regjistrojnë dhe përpunojnë të dhëna për burimet njerëzore në njësinë e vetë të shërbimit;
  • Realizojnë detyra të tjera të ngjashme;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit; w) Mbikëqyrin punëtorët e tjerë.
  • Zakonisht kërkohet përfundimi i një shkolle profesionale në këtë fushë (ekonomik
  • ;
  • Të ketë kryer një kurs formimi profesional për këtë profesion.
  • Të jetë i aftë fizikisht dhe mendërisht.

Shikoni për profesione të ngjashme:
Nëpunësit