Fjalor i profesioneve ne Shqiperi

Planifiko të ardhmen tënde!


Merr informacionin e duhur mbi profesionet në tregun e punës në Shqipëri. Shiko cili është profesioni që të përshtatet më tepër dhe gjej veten në tregun e vendit.


Nis duke kërkuar profesion më të mirë,
Bëhu vizionar!

Fillo!

Përshkrim i përgjithshëm

Specialistët ligjor, shoqëror, kulturor, të rendit dhe të tjera të ngjashme kryejnë detyrat teknike që lidhen me aplikimin e njohurive të fushave përkatëse në praktikë që kanë të bëjnë me shërbimet ligjore, ruajtjen e rendit, punët sociale, veprimtaritë kulturore, arredimin e ambienteve të brendshme, me sportet dhe fenë. Ata mund të pranojnë udhëzime nga zyrtarët e niveleve më të lartë, manaxherët apo profesionistët. Ata mund të punësohen në kompani shërbimesh të ndryshme, apo të vetëpunësohen.

  • Ofrojnë shërbime teknike apo praktike dhe mbështesin funksionet në proceset ligjore, gjyqësore, hetimore, etj. që kanë të bëjnë me zbatimin e ligjit;
  • Kontrollojnë dhe inspektojnë veprimtari të ndryshme për të siguruar zbatimin e ligjit dhe normave të paracaktuara;
  • Ofrojnë shërbime kujdestarie dhe përkujdesje sociale në institucione të ndryshme;
  • Ofrojnë shërbime përkujdesje sociale për personat me aftësi të kufizuar;
  • Ofrojnë veprimtari të ndryshme në institucione të shërbimeve fetare;
  • Kryejnë sporte të llojeve të ndryshme dhe asistojnë në veprimtari të tilla në fushën e sportit dhe të aktiviteteve zbavitëse;
  • Kryejnë trajnime dhe inspektime të sporteve të natyrave të ndryshme;
  • Drejtojnë programe të ndryshme aerobie;
  • Fotografojnë dhe realizojnë fotografi të ndryshme artistike dhe shkencore;
  • Dekorojnë dhe asistojnë në dizenjimin e ambienteve të brendshme apo të jashtme, nën drejtimin e arkitektëve;
  • Kryejnë shërbime teknike në arte të ndryshme, muze, galeri arti, bibliotekë, etj. si p.sh. Inspektim skene, kurator të arkeologjisëetj.;
  • Përgatisin dhe drejtojnë programe sociale dhe komunitare, aktivitete kulturore, programeve rekreative, duke kombinuar aftësitë krijuese dhe teknike në një larmi artistike e kulturore;
  • Pranojnë dhe marrin udhëzime nga zyrtarët e lartë, manaxherët apo profesionistët;
  • Realizojnë detyra të ngjashme;
  • Mbikëqyrin punëtorët e tjerë;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.
  • Zakonisht kërkohet përfundimi i studimeve bachelor ose një shkolle profesionale në këtë fushë;
  • Të jetë i aftë fizikisht dhe mendërisht.

Shikoni për profesione të ngjashme:
Teknikë dhe specialistë në zbatim